Fotografi zyrtare të gjeneratës së dytë të BMW X6 kanë rrjedhur online, para debutimit zyrtar, i cili pritet të bëhet më vonë gjatë këtij viti.
Ashtu sikurse X5-shi i ri, në të cilin edhe është i bazuar, Mk2 BMW X6 do të vijë në platformën e re të BMW-së, CLAR, arkitekturë të cilën e mbanë edhe Seria 5 e Seria 7, transmeton koha.net.
BMW X6 i ri do të prodhohet në SHBA, në fabrikën në Spartanburg të Karolinës, së bashku me X5-shin e ri.
Nën kafano, X6 i ri pritet ofrohet me një varg motorësh për tu zgjedhur, duke filluar nga xDrive30d e deri te ai sportiv M50d.
BMW X6 pritet të debutoj më vonë gjatë këtij viti, e atëherë të zbulohet edhe çmimi i tij.


