Mbishkrime raciste në Kaiseraugst të Zvicrës

Date:

11:23:13                    2019-07-01

 

Në hyrje dhe në ashensor të një blloku banesash në Kaiseraugst të Zvicrës, janë shfaqur parulla raciste. Në Facebook, një banuese e tronditur e bëri publike këtë, ndërsa një OJQ tani është duke shqyrtuar mundësinë e një padie.

Rreth një javë më parë, Maria Bartok gjeti mbishkrime raciste të shkruara me dorë, në zonën hyrëse të bllokut të saj të banimit, në rrugën „ëeidenëeg“ në Kaiseraugst AG. Një mbishkrim i varur në derën e përparme, tjetri në ashensor. „Unë jam e tronditur. Me prejardhje jam nga Hungaria dhe familja ka kaluar shumë katrahura gjatë Luftës së Dytë Botërore“, thotë gruaja që i bëri publike parullat në mediat sociale. „Skandal! I gjetëm në derën e përparme dhe në ashensor. Është vërtet trishtuese“, ka shkruar ajo.

Se diçka e tillë ka ndodhur në vendbanimin e saj, është befasuese: „Vendbanimi është shumë multikulturor. Deri më tani ka ambienti ka qenë paqësor dhe gjithmonë ka pasur evenimente dhe aktivitete të zakonshme“.

E përditshmja zvicerane „20 Minuten“, foton e parullave ia ka paraqitur Shoqatës për popujt e rrezikuar (GfbV). Shefja i këtij departamentit Angela Mattli thotë: „T`ua mohosh njerëzimin jevgjëve, sinti dhe romëve dhe t`i krahasosh ata me derra, është absolutisht e papranueshme dhe një shkelje e qartë e Ligjit penal racist. Këtu nuk ka asgjë për të diskutuar këtu“.

OJQ është duke zhvilluar hetime dhe po shqyrton mundësinë e parashtresës së një ankese. Vepra kundër racizmit është normë penale zyrtare dhe në raste të tilla prokuroria publike duhet të hetojë. Zyrat e medias së Policisë Kantonale të Aargaut dhe prokurorisë, nuk kanë dashur të komentojnë mbi rëndësinë kriminale të çështjes.

Veprimi racist ka lënë gjurmë te Bartok: „Tani ndjehem e parehatshme në shtëpinë time dhe jam e tronditur. Në fund të fundit, shënimet ndikojnë, edhe nëse ato nuk u adresohen në mënyrë eksplicite“. Dhe ajo shton: „Ideja që ka dikush mes nesh me një bujë kaq ekstreme më shqetëson“.

Mattli gjithashtu e sheh rastin si të shquar: „Në këtë qartësi, racizmi është shprehur shumë rrallë, por ndodh përsëri dhe përsëri. Megjithatë, stereotipet dhe racizmi kundër udhëtarëve është një problem strukturor dhe për fat të keq po rrënjoset thellë në Zvicër“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...