Zdrukthëtarët e stilit të vjetër

Date:

Mumin Zatriqi (61) dhe Nehat Blakçori (48) janë ndër të paktët zdrukthëtarë në Prishtinë që ruajnë edhe mënyrën, edhe ambientin e moçëm të punës.

Ndonëse kanë ecur me kohën e mund të punojnë çfarëdo që klientët e tyre u kërkojnë, të dytë thonë se mund të punojnë gjithçka që kanë bërë atëherë kur kanë nisur të marrin zanatin, shkruan sot Koha Ditore.

E të dytë kanë mësuar nga i njëjti person, Selatin Blakçori. Mumini është komshi e Nehati djali i ustait, tashmë të ndjerë. Në një pasdite të fundit të qershorit, Zatriqi e Blakçori ndalin punën për një çast, për të kthyer kujtimet edhe për ustain, por edhe për të bërë një shëtitje nëpër rrugëtimin e tyre me këtë zanat. Gjysmë shekulli histori I pari që flet është Blakçori. 

Ai thotë se në familjen e tij së pari punën e zdrukthëtarit e kishte nisur babai i tij. “Ia ka nisur në moshë shumë të hershme. Zanatin e ka marrë te një mjeshtër me nam në Prishtinë, që është njohur si Dupi”, thotë Blakçori. 

E kur ishte pavarësuar, prishtinasi kishte shkuar në Drenas për të vazhduar veprimtarinë. “Në vitin 1968 e ka çelë punëtorinë në Gllogovc”, thotë Blakçori. 

Do të punonte atje për dy vjet, e do të kthehej në Prishtinë për të hapur punëtorinë në oborrin e shtëpisë së tij të lindjes. Rruga që tash njihet si “Maliq Pashë Gjinolli” është pjesë e asaj që njihet si Prishtina e Vjetër, një rrugë në të cilën kryesisht janë koncentruar shitësit e mobilieve shtëpiake. 

Banor i asaj rruge është edhe Mumin Zatriqi, që i ishte bashkuar si shegert Selatin Blakçorit, kur ai e kishte hapur punëtorinë e tij në vitin 1970. (KD)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...