Bombat e El Chekës, sot sërish protestë në Tetovë

Date:

Për sot është paralajmëruar protestë në ora 16.00 drejtuar nga vëllau i El Chekës, Blerim Ahmedi.

„Protesta pritet të jetë madhështore, për faktin se në mbështetje të protestës janë deklaruar organizata të ndryshme joqeveritare që veprojnë në Maqedoni si dhe qytetarë të shumtë.

Poashtu protestës pritet ti bashkangjiten edhe qytetarë të shumtë të qyteteve tjera të Maqedonisë, dhe për këtë qëllim janë vënë në dispozicion autobusë dhe automjete tjera udhëtimi, nga Kumanova, Shkupi, Gostivari Kërçova, Dibra dhe Struga.

Nga organizatorët bëjnë me dije se të gjithë ata që janë të interesuar mund të drejtohen në numrin e celularit të personit përgjegjës të caktuar nga organizatorët e protestës (070710826).

Protesta paqësore do të zhvillohet nga ora 16:00, para Universitetit të Tetovës dhe do të vazhdojë para selisë së BDI-së, ku do të lexohen edhe kërkesat e protestës drejtuar kësaj partie politike.

Poashtu luten qytetarët që ti bashkangjiten kësaj proteste paqësore në numër sa më të madh duke treguar qytetari dhe sjellje dinjitoze gjatë protestës, thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës. /fol.mk/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...