Mbi njëzet mijë shqiptarë po festojnë në rrethinën e Hardturmit në Cyrih

Date:

14:53:58                  2019-06-29

 

 

Festivali ndoshta më i madh shqiptar në Europë, ka tërhequr shumë yje dhe ndikues. Pothuajse janë shitur të gjitha biletat.

Që nga e shtuna, pritet që mbi 20 mijë shikues të marrin pjesë, ndër ta edhe tre DJ të nohur dhe mbi 16 artistë shqiptarë në zonën e Hardturmit të Cyrihut. Këtu përfshihen edhe ylli botëror Rita Ora, e cila do të performojë të dielën. Festivali pritet nga mikpritësja dhe ndikuesja Mimoza Lekaj. „Unë jam shumë e ngazëllyer dhe mezi po pres festivalin e fundjavës“, thotë ajo për mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Dhe me një buzëqeshje shton: „Kam probleme me gjumin, por nuk e di nëse është për shkak të eksitimit apo të nxehtësisë“.

Organizatorët e festivalit gjithashtu janë përgatitur për dy ditët e nxehta, siç thotë bashkë-producenti Adem Morina. „Ne kemi pika furnizimi me ujë, të aksesueshme publikisht dhe shpërndajmë ujë falas. Ka edhe tenda të ndryshme që ofrojnë hije“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...