Irani konfiskon 1.000 pajisje të gërmimit të Bitcoin

Date:

Autoritetet e Iranit kanë konfiskuar afro 1,000 pajisje të përdorur për gërmimin e Bitcoin nga dy miniera raportuan mediat shtetërore.

Aksioni është ndërmarrë pasi u vu re një rritje e ndjeshme e konsumit të elektricitetit në vend. Kërkesa për elektricitet u rrit me 7% në Qershor dhe gërmimi i kriptomonedhave mendohet të ketë qenë shkaku kryesor mësohet të ketë thënë ministria Iraniane e Energjisë.

Një hulumtues tha se Bitcoin po fitonte më shumë vëmendje në Iran si një mjet potencial për të ruajtur pasurinë.

Gërmimi i kriptomonedhave është një proces ku një kompjuter i specializuara përpunon transaksione duke zgjidhur ekuacione komplekse.

Si rezultat gërmuesit për këtë punë shpërblehen me kriptomonedha të reja që hidhen në qarkullim duke e bërë një biznes shumë fitimprurës sidomos kur bëhet në shkallë të gjerë.

Gërmimi i kriptomonedhave është përhapur në masë në Iran. Të gjithë po flasin për Bitcoin dhe sesi ta blejnë apo gërmojnë atë në Iran.

Një eksperte Iraniane e Institutit Oksford tha se me sanksionet Amerikane të cilat kanë goditur financiarisht Iranin, Iranianët kanë filluar të diskutojnë në median sociale sesi të ruajnë pasurinë e tyre në mënyrë të sigurtë.

Ari dhe Dollari Amerikan kanë qenë sugjerime shumë popullore por Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera po shndërrohen në një alternativë të tretë shprehej Mahsa Alimardani.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...