Jankullovska sërish i shpëton burgut

Date:

Gjykata e Lartë ia ka pranuar kërkesën ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, për shtyrje të vuajtjes së dënimit me burg në rastin “Tanku”. Në njoftimin e Gjykatës Penale të Shkupit, thuhet se Gjykata e Lartë e RMV-së, deri tek ata ka dorëzuar vendim me të cilin kërkesa e Gordana Jakullovskës, për shtyrje të dënimit me burg është pranuar.

“Ekzekutimi i dënimit të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Shkupit, me datë 08.10.2018, e vërtetuar (ndryshuar) në pjesën e lartësisë së dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkup, me datë 25.03.2019, ku personi G.J shpallet i pafajshëm për veprën penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe dënohet me katër vite heqje lire anulohet deri në miratimin e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit nga Gjykata e Lartë e RMV-së”, thonë nga Gjykata Penale e Shkupit. Gjykata Penale e Shkupit javë më parë njoftoi se Jankullovska duhej të paraqitet në burgun hetues të Shutkës me datë 2 korrik./Lajm/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...