Basha: Kriza zgjidhet në bazë të parimeve e jo pazareve

Date:

Lideri i partisë demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, protestën e djeshme, të nëntën me radhë, të opozitës së bashkuar shqiptare e quajti “oqean të shpresës”.

Sot porositi se kriza politike në Shqipëri do të zgjidhet vetëm në bazë të parimeve, e jo të pazareve.

“Oqean i shpresës mbrëmë në Tiranë, kjo ndjenjë madhështore e vullnetit të qytetarëve është besimi i secilit shqiptar në ndryshimet që po vijnë. Kjo krizë do të zgjidhet jo përmes pazareve, por në bazë të parimeve. Rruga për dalje nga ajo kalon nëpër standardet evropiane: para drejtësisë vjedhësit e votave, largimi i Edi Ramës, reforma të thella politike dhe zgjedhje të drejta dhe të lira”, shkroi Basha në Fejsbuk.

Shton se 30 qershori do të jetë funeral politik i Edi Ramës dhe organizatës kriminele të Rilindjes dhe thekson se largimi i tij është vetëm fillimi.

Ai e përsërit qëndrimin se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe kërkon nga strukturat të përgatiten për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...