Plagoset rëndë një shqiptar në Gjermani

Date:

08:33:07            2019-04-29            

 

 

Në Wuppertal Gathe në Gjermani, ka ndodhur një sulm me armë zjarri, me ç`rast është plagosur rëndë një person. Dyshohet se sulmuesit kanë hapur zjarr nga një veturë dhe ata janë ende në arrati.

Siç ka deklaruar zëdhënësja e policisë, Simone Mellin, të shtënat ndodhën rreth orës 21:00 të dielën, më 28 prill 1919, në Wuppertal Gathe, informon Shtegu.com. Me këtë rast, nga vetura e tyre, autorët e panjohur kishin shtënë në një person 36-vjeçar nga Shqipëria.

I plagosuri tani është nën trajtim mjekësor. Deri më tani nuk është dhënë asnjë informatë për gjendjen e tij shëndetësore.

Sulmuesit janë arratisur nga vendngjarja, në drejtim të panjohur. Hetuesit mjeko-ligjorë kanëmundur të sigurojnë gjurmët dhe një armë zjarri me disa gëzhoja fishekësh. Në ndërkohë, një komision për krime të rënda i ka filluar hetimet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...