Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën një person

Date:

19:30:08                 2019-03-17

 

 

Një trung i një peme në të cilën është përplasur një veturë të llojit Honda Civic ngjyrë gri, pothuajse ka depërtuar në qendër të automjetit duke u goditur nga ana e pasagjerëve. Në këtë pamje është shumë e qartë: Vozitësi nuk ka pasur asnjë gjasë të shpëtojë. Ai vdiq në vendngjarje.

Sipas informacioneve fillestare, Honda kishte qarkulluar me shpejtësi të lartë, në rrugën S 115 në drejtim të Halbaut të Gjermanisë, rreth orës 18.30, kur papritmas në një kthesë të majtë, u kthye në të djathtë dhe doli nga rruga kryesore.

Fillimisht vetura e goditi një pemë në drejtim të pjesës së pasme të vozitësit, pastaj u hedh rreth 50 metra më tej dhe më në fund e goditi një peme tjetër nga ana e karriges së bashkudhëarit, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Përpjekjet e ringjalljes së vozitësit mbetën të pasuksesshme, pasi ai kishte vdekur menjëherë. Identiteti i tij „ende nuk është zgjidhur përfundimisht“, tha një zëdhënës i policisë për „Bild“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...