14:10:28 2019-03-05
Në Zvicër është promovuar bnakënota e re e një mijë frangave zvicerane. Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) ka paraqitur bankënotën e një mijë frangëshit të ri. Ashtu si edhe paraardhësja e saj, edhe ajo dominon me ngjyrë vjollce, shkruan Shtegu.com. Sa i përket dizajnit, ajo i drejtohet anës komunikuese të Zvicrës. Elementi më i rëndësishëm është gjuha. Motivet përcaktuese të kartëmonedhës së re janë duart dhe globusi.
Bankënota e re do të fillojë qarkullimin e saj nga e mërkura, më 13 mars. Ajo që bie në sy, është edhe duart e shtërnguara, që në shikim të parë përngjajnë në formën e shqiponjës dykrenare, me përjashtim se mungojnë dy gishtat e mëdhenj të ngritur anësh. Me siguri se autori nuk e ka pasur për qëllim të vendosë shqiponjën dykrenare, por besojmë se shqiptarët do të satisfaksionohen dhe ndoshta „revanshohen“ pas bankënotës 200 frangëshe, me të cilën u ngjallën ndjenjat antiserbe, pasi ajo i përngjante shenjës serbe të tre gishtërinjve.

