Ish mafiozi më i famshëm shqiptar shetitet nëpër Zvicër

Date:

16:09:04               2019-03-02

 

 

Ish mafiozi i famshëm shqiptar, John Alite, ishte anëtar i familjes famëkeqe „Gambino Family“, një klan mafioz në Nju Jork. Tani ai është duke qëndruar në Zvicër.

Për momentin, nëpër rrugët e Zvicrës gjendet një ish-mafioz i rangut të lartë: Shqiptaro-amerikani John Alite. Në një video që po qarkullon në Instagram që nga mbrëmja e së premtes, një shofer i një kompanie makinash luksoze ka filmuar se si bashku me Alite ngasin një veturë të llojit Mercedes E63S.

Prëse ish pjesëtari i familjes famëkeqe „Gambino Family“ është ftuar dhe përse Alite është duke qëndruar në Zvicër, pronari i makinës nuk ka dashur të zbulojë, shkruan „20 Minuten“, njofton Shtegu.com. Të shtunën pasdite, Alite postuar një video në Instagram, në të cilën ai shihet i ulur në një Ferrari me regjistrimin zviceran.

John Alite ose ndryshe “Johnny Alletto” ka lindur më 30 shtator 1962 dhe është një nga kriminelët dhe vrasësit më të njohur në SHBA. Amerikani me orgjinë shqiptare ka qenë i lidhur me „Gambino Family“ dhe John A. Gotti, në vitet 1980 deri në vitet 2000.

Alite u arratis në vitin 2003 pasi mësoi se kërkonin ta vrisnin. ai udhëtoi në 20 vende të Europës dhe Amerikës së Jugut, njofton Shtegu.com. U arrestua në Brazil me kërkesë të Interpolit, ku kaloi dy vite në burg dhe më pas u ekstradua në SHBA në vitin 2006. Në vitin 2011, gangsteri shqiptar u dënua me 10 vite burg.
Për arsye të mbrojtjes së të dhënave, Zyra Federale e Policisë (Fedpol) nuk e komentuar rastin individual. Në përgjithësi, zëdhënësi Florian Näf ka spjeguar: „Në esencë, një person që e ka shërbyer dënimin e tij, mund të lëvizë lirisht përsëri, madje edhe në Zvicër“.

Ekzistojnë dy mënyra me të cilat policia mund ta arrestojë një person me shtetësi të huaj. „Po që se ndaj personit ekziston urdhërarrest kombëtar apo ndërkombëtar, atëherë fillon kërkimi për të“, thotë Näf.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...