12:48:48 2019-03-02
Vendim befasues në procesin gjyqësor, për vrasjen në tentativë të policit gjerman, pothuajse 35 vite më parë: Gjykata rajonale e Hannoverit, shqiptarin e pandehur Jakup S.(62) e shpalli të pafajshëm, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com!
Në qershor të vitit 1984, shqiptari i Kosovës dyshohet se kishte hyrë për të plaçkitur në një shitore në rrugën „Brühlstrasse“, së bashku me një person tjetër.
Një zyrtar i policisë, që jetonte sipër dyqanit, i kishte ndjekur plaçkitësit që po largoheshin. Njëri nga ta kishte shtënë mbi policin (aktualisht 59-vjeçar), përcjell Shtegu.com.
I pandehuri, i cili u arrestua pas disa dekadash kërkimi në Shqipëri, kishte heshtur për akuzat. Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin nga akuzat, ndërsa prokurori kërkoi nëntë vite burg.
Gjykatësit nuk kanë mundur të përcaktoujnë se cili nga ta me siguri kishte qëlluar mbi policin, tek i cili një projektil ende është në mushkëritë e tij.

