11:43:29 2019-03-02
Grupi francez bankar Société Generale, të enjten ka paralajmëruar shitjen „në muajt e ardhshëm“ të degëve të tij në Mal të Zi dhe Maqedoni, respektivisht, OTP Bank dhe Steiermärkische Sparkasse, si pjesë e planit të saj strategjik të përqendruar.
Këto operacione, detajet financiare të të cilave nuk janë zbuluar, do të kenë një efekt të dobishëm në fondet e veta të grupit, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com.
Por transaksionet do të tendosin rezultatin e grupit deri në 66 milionë, një shume tashmë e përfshirë në ngarkesën e veçantë të 241 milionë eurove, e bërë publike pas publikimit të rezultateve të tremujorit të katërt të vitit 2018.
„Këto transaksione janë një vazhdim i operacioneve të mbylljes së ndërmarrë tashmë në rajonin e Ballkanit, informon Shtegu.com. Ata konfirmojnë aftësinë e grupit për të ekzekutuar planin e tij për të rifokusuar bankën e saj të shitjes me pakicë jashtë vendit në gjeografi, ku ajo ka masë kritike dhe një potencial të fortë për sinergji „, spjegon Philippe Heim, drejtor gjneral i grupit.
Përfundimi i shitjes së „Ohridska Banka Société Générale“ në Maqedoni është subjekt për suksesin e një oferte publike, nisur nga grupi austriak Steiermarkische Sparkasse.

