Përvjetori i njëmbëdhjetë i Pavarësisë së Kosovës – Manifestim i Shkollës shqipe në Ostermundigen të Bernës

Date:

14:25:59                   2019-02-17

 

 

Shkolla shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, në kuadër të LAPSH „Naim Frashëri“, nga Ostermundigeni i Bernës, ka shfrytëzuar rastin që të gjithë shqiptarëve kudo që janë, t`ua urojë përvjetorin e njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës. Si edhe për çdo vit, edhe kësaj radhe, në bashkëpunim me Shoqatën kulturore shqiptare „Bashkimi“ nga Ostermundigeni, kjo shkollë ka organizuar një manifestim kulturor me rastin e përvjetorit të njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës. Nxënësit e nivelit të tretë të Shkollës shqipe Ostermundigen Bern, bënë njē paraqitje dinjotoze para publikut me recitalin e dramatizuar „Anës lumenjëve“. Nxënësit e nvelit të dytë të kësaj shkolle interpretuan pjesën teatrale „Atdheu“. Nxënësit e nivelit të parë u prezantuan para publikut me vargje të ndryshme dhe recitime të ëmbla fëmijërore. Ndërsa, kori i shkollës intepretoi këngën „Nëna ime“. Në këtë manifestim ishte edhe këngëtari i mirënjohur shqiptar, Hysni Klinaku, i cili shkollës i dorëzoi një dhuratë me vlerë.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...