Ky është zvicerani që myslimanëve në Zvicër do t`ua ndalojë faljen publike

Date:

13:25:56                      2019-02-13

 

 

Popullata tiçineze e Zvicrës, ka mbështetur Giorgio Ghiringellin gjatë votimit për ndalimin burkës. Tani, ai në lojë kë vënë një iniciativë të re.

Pothuajse i vetmuar, ai arriti nismën e suksesshme për ndalimin e burkës në Tiçino të Zvicrës. Tani, Giorgio Ghiringelli po planifikon një iniciativë popullore për të ndaluar lutjen publike „që përmbajnë mesazhe urrejtjeje, diskriminojnë fetë e tjera dhe shkelin normën kriminale kundër racizmit“, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Kërkesën e tij ai e ardumenton me një pasazh teksti në lutjen mysliamne, i cili në mënyrë implicite bën thirrje për urrejtje kundër të krishterëve dhe hebrenjve. Interpretimin e tij, Ghiringhelli e bazon tek Sami Aldeeb, një avokat zviceran me rrënjë palestineze.

Javën e ardhshme, Parlamenti kantonal i Tiçinos do të merret me kërkesën e Ghiringellit mbi këtë temë, përcjell Shtegu.com. Komiteti paraprak këshillëdhënës e ka refuzuar qartë kërkesën e tij. Por kritiku jopartiak i islamit nga Losoni, „90 përqind siguri“ do të nis një iniciativë popullore me mini lëvizjen e tij „Il guastafeste“. Një problem i vështirë për të zgjidhur tekstin e iniciativës së ateistit. Ghiringhelli dëshiron ta tregojë atë në mënyrë të atillë që të mos diskriminojë myslimanët, por në të njëjtën kohë t’i ndalë lutjet e tyre nëpër rrugë.

Saida Keller-Messahli, kryetare e Forumit për një Islam Progresive, e konsideron të papërshtatshme iniciativën për të imponuar një ndalim për shkak të një „hiq çështje“, siç thotë ajo përmes „CH Media“, informon Shtegu.com. „Myslimanit mesatar i cili është i integruar në mënyrë të përkryer në shoqërinë zvicerane, kurrë nuk do t`i shkonte ndërmend që përmes lutjes t`i diskriminojnë hebrenjtë dhe të krishterët“. Dhe: „Në vende të tjera europiane si Belgjikë, Angli apo Francë, ka grupe myslimane që provokojnë me lutje nëpër hapësira publike. Por, jo edhe në Zvicër“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...