Infermieri shqiptar mezi që shpëtoi kokën në Gjermani

Date:

14:19:09                 2019-01-29

 

Infermieri shqiptar nga Kosova, Gëzim Tairi (36 vjeçar), ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij me veturë, për të ngrënë darkë tek vjehërrit. Me këtë rast, atij i ndodhi një rast i pakëndshëm dhe shumë i rrezikshëm, shkruan „Bild“, përcfjell Shtegu.com! Një shtetas gjerman 29-vjeçar ia kishte hedhur një copë akulli mbi xhamin e përparmë të veturës (diametri rreth 60 cm) të llojit Audi A8. Në ulëset e pasme kanë qenë të ulur vajza 3-vjeçare dhe djali 10-muajsh!

„Kur desha të bisedoj me të, ai nxorri një gaz lotsjellës dhe ma drejtoi në fytyrë“, thotë Gëzimi. Në momentin që Gëzimi e thirri policinë, sulmuesi e kërcënoi me thikë. „Mirëpo, unë e ndoqa deri sa erdhi policia“.

Disa patrulla policore kanë arritur ta neutralizojnë sulmuesin 29-vjeçar, të cilit i janë gjetur amfetamine. Një gjykatës gjerman ka lëshuar urdhërarrest ndaj tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...