Detaje të tjera nga vrasja në Austri

Date:

13:30:14                  2019-01-23

 

 

Ishte një veprim i planifikuar i përgjakshëm. Shqiptari 36-vjeçar nga Maqedonia Veriore, i cili e vrau bashkëshorten e tij katër vite më të re dhe nënë e dy fëmijëve, duke e therur në vendparking të një qendre tregtare në Tulln (Austri e Ulët). Ai tashmë ka pranuar pa ndonjë keqardhje: „Po, doja ta vrisja gruan time“.
Tashmë kohë të gjatë, martesa e Zemire K. ishte shkatërruar. Gruaja e re (ajo tashmë jetonte e ndarë nga bashkëshorti), me sa duket duhej të duronte dhunën në marrëdhënien e burrit të saj, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. 32-vjeçarja u arratis në qendrën për srehimin e grave të kërcënuara, pasi bashkëshorti i saj ishte i varur nga lojërat e fatit dhe xheloz.

Së fundmi, autoritetet urdhëruan për shkak të „dhunës në familje“ një ndalesë, duke përfshirë hyrjen në ish banesën e përbashkët. Edhe dy djemve të tij të moshës gjashtë dhe dhjetë vjeçare nuk iu lejua t`u afrohej. Në fund të fundit, të gjitha këto masa nuk ishin të mjaftueshme për ta ndaluar Xhemajl M., i cili në fakt konsiderohej i integruar mirë. Zjarri i urrejtjes dhe zemërimi me „nderin e një mashkulli“ të ofenduar, më pas shpërthyen të hënën pasdite në një akt të tmerrshëm të përgjakshëm.

Të paktën dy herë me thikë e kishte therë me kamë në qafë sulmuesi korpulent, ish bashkëshorten e tij të imët, para syve të klientëve të tronditur, në një vendparking supermarketi në Tulln. I dyshuari për vrasje kishte pritur viktimën e pafajshme, që donte t`u blinte ushqim fëmijëve dhe pastaj t’i merrte ata nga shkolla.

Ekipi i ndërhyrjes në rast të emergjencës është duke u kujdesur për djemtë. Ata duhet të mësohen se kurrë më nuk do ta shohin përsëri nënën e tyre. E gjithë kjo për 36-vjeçarin duket shumë gjakftohtë. Sepse gjatë marrjea në pyetje, ai nuk tregoi keqardhje. Xhemajil M. mund të përballet deri më 20 vite ose me burgim të përjetshëm, në rast të akuzës për vrasje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...