13:46:47 2019-01-22
Një skandal me pasaporta është duke e tronditur Bullgarinë: Gjatë pesë viteve të fundit, janë dhënë rreth 40,000 shtetësi për maqedonasit apo shqiptarët, përkundër certifikatave të rreme të origjinës, shkruan „Krone“, përcjell Shtegu.com. Por, Brukseli nuk ka ndonjë mundësi për të ndërhyrë.
Skandali i pasaportave daton që në vitin 2016. Drejtoresha e atëhershme për shtetësi, Katya Mateva, ngriti alarmin kur ajo e kuptoi se për ryshfet, maqedonasve dhe shqiptarëve u janë lëshuar certifikatat e rreme të origjinës e që nuk kanë rrënjë bullgare. Ajo menjëherë filloi bllokimin e dhënies së shtetësisë dhe vetveten e bëri armik të fuqishëm për të tjerët.
Në momentin që Mateva, përmes drejtësisë pohoi se kreu i partisë së vogël nacionaliste maqedonasve bullgarë, Krasimir Karakaçanov ishte përfituesi kryesor, ajo menjëherë e mori faturën e shtrenjtë: Ajo u largua nga puna dhe që atëherë nuk gjen ndonjë punë, përcjell Shtegu.com. „Unë jam plotësisht e izoluar. Kushdo që flet me mua, e humb punën e tij“, pohon juristja bullgare. Burri i saj gjithashtu u largua nga puna dhe u bë armik i shtetit.
Ndërkohë, vetëm masa të publicitetit u vendosën në vend, thotë avokatja. Kështu u shqyrtua kreu i autoritetit shtetëror përgjegjës. Në arkën e tij u gjendën rreth 300.000 euro, ai tani qëndron në paraburgim dhe kryeministri Bojko Borisov agjenturën e mbylli në fund të vitit të kaluar, përcjell Shtegu.com.
Mateva jeton në frikë, sepse njeriu që ia nxiu jetën është përgjegjës për çështje policore. Dhe ajo nuk mund të shpresojë për ndihmë nga Brukseli, sepse shtetësia është çështje e shteteve anëtare. Më së shumti, një procedurë e shkeljes së ligjit mund të kërcënojë Bullgarinë, përcjell Shtegu.com. Por vetëm nëse ka një abuzim sistematik dhe të rëndë që trondit besimin e shteteve të tjera anëtare.
Njerëzit që kanë marrë pasaportat e paligjshme, megjithatë mund t`i gëzojnë përfitimet e BE-së: Që të shfrytëzojnë shërbimet për lëvizjen e lirë të kapitalit, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe lëvizjen e lirë të mallrave, që për ta tani janë një gjë e natyrshme – dhe përkundër se vendet e tyre aktualisht kanë vetëm statusin e kandidatit.

