Një shkencëtare e re shqiptare po shkëlqen në Zvicër

Date:

14:17:02                2019-01-21

 

 

Punimi i një shkencëtare të re shqiptare në fushën e neuroshkencës ka tërhequr vëmendjen e mediave më prestigjioze zviceriane. Ishte pasioni i saj i madh për neuroshkencën dhe misteret e trurit që e çuan të studiojë dhe, më pas, të punojë si mjeke dhe kërkuese shkencore në Zvicër, kontributi i së cilës ze një vend të veçantë në këtë fushë të dijes njerëzore.

Indrit Bègue (Sinanaj), Doktore Shkencash në Neuroshkencë, është kërkuese postdoktorale në Departamentin e Psikiatrisë së Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjenevës dhe mjeke psikiatre në specializim në Departamentin e Shëndetit Mendor dhe Psikiatrisë në Spitalin Universitar të Gjenevës.

Në punimin e saj shkencor, ajo ka testuar nivelin e vetëbesimit dhe të sigurisë që kemi kur gjykojmë shprehjet emocionale në fytyrën e njerëzve të tjerë dhe ka zbuluar se cilat zona të trurit aktivizohen gjatë këtij procesi. Shkencëtarët kryen një studim në 34 persona dhe konstatuan që vetëbesimi në njohjen e shprehive emocionale të fytyrës ishte më i madh se ç’duhej, ndërsa saktësia e njohjes së këtyre shprehive ishte më e ulët. Dr. Bègue provon se bindja në interpretimin tonë emocional rrjedh drejtpërdrejt nga përvojat e ruajtura në kujtesën tonë.

Studiuesja ka ekzaminuar zonat e trurit duke përftuar skanime nga pjesëmarrësit në studim përmes një rezonance magnetike funksionale dhe ka evidentuar aktivizimin e zonave të kujtesës autobiografike dhe kontekstuale.  (Gazeta KOHA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...