09:15:04 2018-02-12
Austriakja kishte shkuar me qenin e saj në një shtëtitje të rëndomtë pranë brigjeve të lumit Traun në Pucking. Përnjëherë, qeni u afrua afër lumit dhe ra në ujërat e ftohtë dhe të acartë të tij. Në përpjekje për ta tërhequr, papritmas bie edhe austriakja dhe mbytet në lum. Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e shtunë.
Sipas një komunikate të policisë austriake, që nga e shtuna ajo nuk iu kishte përgjigjur mesazheve dhe telefonatave, njofton Shtegu.com. Vëllai i saj i brengosur e alarmon policinë rreth orës 15.30 duke nënvizuar se e motra e tij zakonisht shetitej me qenin e saj në rrethinën e termocentralit Pucking.
Në momentin që policia arriti në vendngjarje, ajo e hetoi fillimisht qenin e pafuqishëm dhe të palëvizshëm në lum. Gjatë nxjerrjes së kafshës, policia gjen edhe trupin e pajetë të austriakes 46-vjeçare.
Prokuroria ka urdhëruar obduksion të kufomës. (Shtegu.com)

