11:22:04 2018-02-07
Një kosovar 25-vjeçar. të hënën është paraqitur para Gjykatës së Bazelit në Zvicër, për shkak të dyshimit se ka abuzuar një femër që ka qenë në gjendje të dehur. Ai është liruar nga akuzat në mungesë të dëshmive.
Gjykatësit e Gjykatës penale të Bazelit, të hënën është dashur të vendosin për një rast, në të cilin dy versionet e personazheve kanë qenë kontradiktore. Një kosovar 25-vjeçar është dashur të përgjigjet për hyrje ilegale në Zvicër dhe për abuzim dhe plaçkitje të një shtetase 40-vjeçare zvicerane, në gjendje të dehur, më 03 shkrut të vitit të kaluar.
Asaj mbrëmje të kobshme, kosovari ka takuar viktimën e supozuar ku i kishte paguar disa gota. Përderisa i pandehuri flet për një takim që shumë shpejt u shndërruar në erotik, zviceranja rrëfen për version tjetër të gjerave: „Pas gotës së dytë, vërejta se diçka nuk është në rregull. Pothuajse nuk i ndjeja këmbët e mia dhe doja të shkoja në shtëpi“, ka dëshmuar të hënën zviceranja 40-vjeçare, shkruan „20 Minutes“, përcjellë Shtegu.com. E vetmja gjë që i kujtohet ka qenë kërkesa e saj për t`ia thirrë një taksi për në Riehen (BS). Kosovari i ishte përgjigjur se së bashku do ta shkonin me taksi dhe këtu ka filluar gjithçka.
Pasi të nesërmen zgjohet në shtratin e saj, zviceranja pëson shok të vërtetë: „E pashë veten të zhveshur, por unë asnjëherë nuk flej lakuriq. Gjatë dimrit i veshi pizhamet dhe çorapet e trasha“. Duke ecur nëpër banesën e saj, ajo ka konstatuar se fotoaparati i saj është zhdukur. Gjatë vëzhgimit më të saktë, ajo ka vërejtur se i mungojnë edhe ora e arit, çanta e dorës nga lloji i shtrenjtë e gjithashtu edhe disa të holla të gatshme. Një tjetër dëshmi e qartë: Dera e banesës së saj ka qenë e hapur plotësisht.
Disa orë më vonë, viktima e supozuar ka shkuar në polici për të ngritur kallëzim penal. Ajo gjithashtu ka kryer një kontroll në spital, i cili ka dëshmuar se ka pasur marrëdhënie të pambrojtura intime. Por, ka qenë shumë vonë për të dëshmuar praninë e substancës GHB në gjakun e saj. Testi i alkoolit ka konstatuar se një ditë më heret ajo ka pasur midisi 2 dhe 4 promileve alkool në gjak.
Por, Gjykata nuk ka mundur të gjejë dëshmi për këtë rast, pasi në videon e lokalit ata janë parë duke vallëzuar sensualisht. Ata shihen gjithashtu duke e lëshuar lokalin krah për krah dhe kjo imponon pikëpyetje të ndryshme. Në këtë mënyrë, kosovari lirohet nga kjo akuzë, ndërsa dënohet për hyrje ilegale në Zvicër. Ai do të dëbohet do për tre vite nuk do të ketë të drejtë të kthehet në Zvicër. (Shtegu.com)

