Shtetasi i Maqedonisë dënohet me dy vite burg dhe mbi 400 mijë euro borxh shtetit gjerman

Date:

14:26:39               2018-02-03

 

 

 

Gjykata rajonale në Heilbronn të Gjermanisë, nëntorin e kaluar dënoi një shtetas 57-vjeçar maqedonas me dy vite e tre muaj burg, pasi kishte punësuar punëtorë ilegalë nga Maqedonia. Vendimi për te u bë i plotfuqishëm më 11 dhjetor 2017. Pas vuajtjes së dënimit, atij i kërcënohet dëbimi nga Gjermania.

Si punëdhënës në sektorin elektrik, ai ka mashtruar sigurimin social shëndetësor gjerman dhe ka bërë vepër penale duke punësuar punëtorë ilegalë. Për të punësuarit e tij, ai ka mënjanuar pagesën e sigurimit social në një shumë prej 75.000 eurosh. Përpos aktivitetit ilegal, ai është dënuar edhe për përkrahje të qëndrimit ilegal dhe punësimit të paligjshëm afarist.

Shtetasi maqedonas kishte punësuar fuqi punëtorë të huaj pa leje pune të rregullt, por edhe ua ka huazuar punëdhënësve të tjerë, pa pasur leje për këtë veprim. Me aktivitetin e tij të paligjshëm, në vitin 2015 ai ka përfituar një shumë prej rreth 335.000 eurosh, shkruan „Stimme“, përcjellë Shtegu.com. Sipas informatave të entit të përgjithshëm doganor në Heilbronn, shtetasi maqedonas ka menaxhuar me një kompani elektrike në Gjermani që nga viti 2012, duke punuar si nënkontraktor në rrethinën Heilbronn.

Për punëmarrësit e tij, ai nuk e pagoi sigurimin e paraparë shëndetësor. Nga vendlindja e tij merrte me veturën personale bashkatdhetarë, për qëllime eksluzivisht „turistike“, pas disa muajve i shkëmbente me punëtorë të rinj. Edhe ndaj punëdhënësit kryesor gjerman të të dënuarit janë duke u zhvilluar hetime, për dyshime të huadhënies ilegale të kontratës së punës, punëdhënësve të huaj.

Përpos dënimit nga Gjykata, shtetasi maqedonas do të duhet t`i kthejë sigurimit social shëndetësor shumën prej rreth 410.000 eurosh. Pasi ai personalisht nuk është i pajisur me leje qëndrim të rregullt, pas vuajtjes së dënimit pritet të dëbohet nga Gjermania. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...