13:52:14 2018-01-13
Pas dramës mortore në një spital në Affoltern am Albis të Zvicrës, familja e tashmë të ndjerëve Annagret (83) dhe Fred F. (83) ka konfirmuar se ndarja që ua imponoi sëmundja ka qenë motivi i aktit.
Banori i ndjerë i Affolternit Fred F. (83), para pak ditësh në spital ka vrarë bashkëshorten e vet Annagret F. (83) e më pas ka kryer vetëvrasje. Pas vdekjes së përbashkët të çiftit bashkëshortor, famlija e tyre ka njoftuar të përditshmen zvicerane „Tages-Anzeiger“ se ndarja që ua imponoi sëmundja ka qenë motivi i aktit të kryer, përcjellë Shtegu.com. I moshuari fillimisht ka vrarë bashkëshorten e vet dhe më pas edhe vetveten.
Ndarjen e ardhshme për shkak të sëmundjes, që të dy nuk kanë mundur ta përballojnë. „Ata gjithnjë kanë qenë të pandashëm në sfidat e tyre jetësore dhe vendosën që edhe në vdekje të jenë të bashkuar“, njofton më tej familja.
Annagret F. ka qenë e shtrirë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa paralelisht ka pasur edhe një shtrat për bashkëshortin e saj në rolin e vizitorit. Natën e së mërkurës, infermieret kanë dëgjuar të shtëna nga dhoma ku ishte vrarë zviceranja 83-vjeçare. Në dysheme përskaj kufomës së saj është gjetur i vrarë edhe bashkëshorti. (Shtegu.com)

