10:20:47 2018-01-13
Ka qenë një aksident tragjik kur kosovarja 34-vjeçare Florije G. e humbi jetën nga një plumb i pistoletës së policit federal gjerman Philipp S. (22), i cili tërësisht ka qenë i dehur.
Rasti ka ndodhur në një banesë në Bad Langensalza: Polici federal gjerman Philipp S. (22) dhe miku i tij Dennis L. (22) kanë festuar në këtë banesë, shkruan „Bild“, përcjellë Shtegu.com. Aty ka qenë edhe kamarierja kosovare Florije G. (34), e cila punonte në një kafene në afërsi. Ajo ishte shoqe e Dennisit, ndërsa pas përfundimit të punës ka shkuar së bashku me dy miqtë në banesë. (Shtegu.com)

