Foshnja e parë në Vjenë në këtë vit, vërshohet nga komente raciste

Date:

21:35:20               2018-01-02

 

 

Lindja e foshnjes së parë në vitin 2018 në Vjenë të Austrisë, është shoqëruar me komente të shumtë të urrejtes. Kjo ka ndodhur vetëm se nëna e foshnjes në foto ka qenë e mbuluar me një shami.

„U lindë terroristi i ardhshëm“ apo „vallë kjo zonjë është me kancer? Apo, përse kjo zonjë është e mbuluar me shami, pasi nuk do të jetë ftohtë“, kanë qenë komentet e lexuesve, të cilët i shkruan për mirëseardhje të foshnjes së parë në Vjenë. Mesazhet e urrejtjes dhe raciste janë shkruar vetëm pse në foto janë parë foshnja e porsalindur, babai dhe nëna e mbuluar me shami. „Në të vërtetë, lindja e një foshnje është dashur të festohet“, ka shkruar një tjetër pjesëmarrës në debat, i cili është i njohur për angazhimin e tij kundër urrejtes.

 

Pasi vëllimi i shkrimeve raciste gjithnjë e më tepër po shtohej, mediat austriake kanë qenë të detyruara ta kontrollojnë situatën. Gazeta austriake „Heute“, në profilin e saj në Facebook ka shkruar: „Largohuni që këndej! Bëhet fjalë për një foshnje të vogël e cila në këtë botë ende nuk e ka shijuar një ditë të tërë“, përcjellë Shtegu.com.

 

Problemi me komentet e urrejtes nëpër rrjetet sociale është më i njohur. Sipas Komisionit të BE-së, lufta kundër kësaj dukurie është gjithnjë e më e suksesshme se kurdoherë më parë. Platformat më të preferuara si Facebook, Twitter dhe YouTube kohëve të fundit kanë bllokuar shumë më tepër komenrte ofenduese. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...