13:45:17 2018-01-01
Brenda natës, një familje refugjate kosovare ishte dëbuar nga Schwarzenbergu i Gjermanisë. Që atëherë kanë kaluar një vit e gjysmë, ndërsa tani familjes i ka ardhur llogaria e aksionit të policisë.
Pa thënë as edhe një fjalë lamtumirëse, familja kosovare kthehet në Kosovë: Dëbimi i familjes koosvare nga Schwarzenbergu i Gjermanisë në prill të vitit 2016 kishte shkaktuar reagime të shumta tek popullata gjermane. Babai, nëna dhe gjashtë fëmijët janë ndjerë sikur të jenë gjermanë, bile vlerësoheshin si shembull i integrimit, ndërsa fëmijët e vegjël kanë folur vetëm gjuhën gjermane.
Megjithatë, një natë cingërron zilja e banesës dhe policia gjermane, pas tre vitesh qëmdrimi i dëbon në Kosovë. „Tani do të shkoni në Kosovë“, i kishte përshëndetur në ora 03.00 të mëngjesit nëpunësi policor, pohojnë dëshmitarët. Familja ka pasur afat vetëm një orë që t`i marrë me vete gjësendet e nevojshme.
Tani, një vit e gjymë më vonë pas dëbimit, familja kosovare ka pranuar faturën e aksionit të policisë gjermane, shkruan „Freie Presse“, përcjellë Shtegu.com. Nga fundi i nëntorit, nga krahina e Saksonisë familja Sahiti ka pranuar një faturë, në të cilën thuhet se kjo familje duhet të paguajë në mënyrë retroaktive për dëbimin e saj nga 1.451,39 euro për person, gjithsej 11.611,12 euro. Shkresa përfundon me „përshëndetje të përzemërta“.
Shokët dhe miqtë e familjes janë revoltuar nga ky veprim. Shtetasja gjermane Hannah Snella atëbotë ishte përkudesur për familjen, por edhe sot e kësaj dite mbanë kontakte me ta. Ajo pohon: „Ata ende nuk kanë reaguar ndaj shkresës, pasi janë tronditur“. Në të vërtetë, kërkesa për azil e familjes ishte refuzuar dhe me këtë, e obliguar të largohet nga Gjermania. Por, në atë kohë dëbimi do të paraqiste një katastrofë të vërtetë njerëzore, pohon Snella, edhe për faktin se familja kosovare nuk ka pasur gjasa për largim vullnetar. Asnjëherë më parë, familja Sahiti nuk kishin pranuar ndonjë paralajëmrim për dëbim.
Në rastin e familjes Sahiti janë llogaritur shpenzimet e dëbimit, të fluturimit dhe aksionit të angazhimit të policisë gjermane, si dhe transporti deri në aeroport, ushqimet dhe shpenzimet për qeranë e terminalit të aeroportit. Kësaj duhet shtuar edhe nevoja e përkujdesjes personale, përkthyesit dhe shoqëruesit për siguri dhe e gjitha kjo ka kushtuar 1.451,39 euro për person, arsyetohet autoritetet përkatëse gjermane.
Këshilltarja komunale e të Gjelbërve, Ulrike Kahl e njehë mirë historinë e familjes dhe është habitur pa masë, duke potencuar: „Asnjëherë nuk kam përjetuar një rast të shëmtuar si ky. Familja nuk ka asgjë mbi kokë, prandaj jam e bindur se edhe urdhëri i pagsës nuk mund të zbatohet“. Ajo dyshon se pas këtij hapi fshihen veprime taktike për të parandaluar rikthimin e familjes kosovare në Gjermani.
Disa nga fëmijët e familjes, më vonë kanë planifikuar të kthehen në Gjermani. Ish përkujdesësja spjegon : „Djali i madh dëshiron të kthehet për të punuar këtu, që më pas ta shlyejë borxhin. Për momentin, në Kosovë nuk është e mundur një gjë e tillë“, përfundon Hannah Snella. (Shtegu.com)

