Mediat e huaja: Ylli i operës nga Maqedonia po përjeton tragjedi në vendlindje

Date:

14:27:39                   2017-12-24

 

 

Për këngëtaren maqedonase nga skena e operas me shpërblime të shumtë, Ana Durlovski, realiteti maqedonas është shumë i hidhur dhe një tragjedi personale. Para se të paraqitet në një eveniment në Shtutgart, këngëtarja 39-vjeçare maqedonase ka drejtuar akuza publike për represionin ndaj disidentëve në vendlindjen e saj.

„Tek njerëzit në Maqedoni është duke mbisunduar frikë“, ka pohuar këngëtarja pas një paraqitje në „Ariodante“ në Operën e qytetit në Shtutgart. Në vend se të sundojë ligji apo liria e shtypit, në këtë vend ballkanik mund të haset vetëm në arbitraritet politik.

Është koha që Bashkësia ndërkombëtare t`i hapë sytë kundrejt tendencave arbitrare të një vendi aspirant për BE. Bashkëshorti i Anës, Igor Durlovski, i cili gjithashtu është një këngëtar i njohur ndërkombëtarisht dhe i cili deri në fillim të vitit ishte drejtor artistik në Operën e Qytetit të Shkupit, që nga muaji nëntor është duke qëndruar në burg, për shkak të dyshimeve terroriste. Në një ditë të vetme, 36 persona u arrestuan për shkak të „rrezikimit të rendit kushtetues dhe sigurisë përmes terrorizmit“, shkruan „Kleine Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“.

Me këtë rast ishte prononcuar edhe ambasadori francez, Christian Thimonier i cili ka shprehur shqetësimin e tij për mosrespektimin e sundimit të ligjit. „Unë jam i sigurt se ai është i pafajshëm“, pohon këngëtarja për bashkëshortin e saj. Igori kishte luajtur në Shtutgart në operën „Berenice, mbretëresha e Armenisë“. Opera e ka përkrahur Igorin, ndërsa këngëtarja Diana Haller nga Shtutgarti ka kërkuar në twiter drejtësi për të, përderisa ai ende nuk është prononcuar.

„Avokatët janë të mendimit se bëhet fjalë për përndjekje politike“, vazhdon më tej Ana Durlovski. Deri më tani nuk ka akuza konkrete apo argumente ndaj bashkëshortit të saj. „Më 28 nëntor, rreth orës 06.00 të mëngjesit erdhën 15 persona të uniformuar dhe e morën Igorin para syve të djalit tonë më të moshuar“, ka spjeguar sopranoja, e cila nga fillimi i vitit të ardhshëm do të paraqitet në operën e Drezdenit.

Sipas mediave maqedonase, Igori dhe të akzuar të tjerë kanë qenë pjesëmarrës në hyrjen në Parlamentin maqedonas në Shkup. Huliganët të cilët i kishin rrahur për spital të deleguarit dhe i kanë demoluar dhomat, kanë qenë të organizuar nga Partia në pushtet shumëvjeçar VMRO, e cila u zëvendësua pas zgjedhjeve të kaluara pas një periudhe dhjetëvjeçare.

Ana Durlovski më tej shton se bashkëshorti i saj 60 ditë të tëra ka protestuar paqësisht për një Maqedoni për të gjithë. Që nga muaji maj, socialdemokratët janë në pushtet nën udhëhehqjen e Zoran Zaevit, në koalicion me një parti shqiptare. Arsyeja e konflikteve politike në mes të tjerash është uniteti territorial i Maqedonisë. Me vite të tëra, mazhoranca sllavo-maqedonase frikësohet se shqiptarët të cilët përbëjnë prej 25 deri 30 përqind të popullsisë, po përpiqen të krijojnë autonomi në trojet e veta.

Çifti bashkëshortor Durlovski kanë jetuar shumë vite në Gjermani dhe Austri, prej të cilëve gjashtë vite në Shtutgart, si dhe në Mainz, Kassel dhe Vjenë. „Edhe pse shumica e popullatës do të largohet nga Maqedonia për në Perëndim, para dy vitesh ne vendosëm për një hap të kundërt, pasi me përvojat nga Gjermania donim të punonim për vendin tonë“, thekson nëna e tre fëmijëve, e cila edhe në evenimentet e Nju Jorkut ka korrur suksese. „Ndoshta për shkak të shumë viteve të kaluar në Perëndim kemi besuar në shprehjen e lirë dhe e kemi hapur pak më tepër gojën se është dashur“.

Arrestimi i Igorit është një situatë e rëndë për familjen, edhe për shkak të ndarjes së familjes gjatë festave të fundvitit, është e mendimit këngëtarja. Por, ajo nuk do t`ia kthejë shpinën asnjëherë vendlindjes sa saj, edhe pas lirimit me shpresë të Igorit. „Kjo do të ishte gjithashtu një shenjë e keqe, edhe për fëmijët „. Nga fillimi i muajit shkurt, Ana do të jetë për një kohë të gjatë në Shtutgart, për prova skenike të produksionit të ri të „Don Pasquale“, premiera e të cilit do të shfqet më 25 mars. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...