Nënë e bir nga Veshalla pa strehë dhe pa bukë në këtë acar dimri

Date:

17:52:31                  2017-12-22

 

 

 

Shpresa Selami ka vetëm 29 vjet, por hallet e saj e bëjnë të duket si një grua 60-vjeçare. Shpresa Selami është nga fshati Veshallë, vejushë së cilës I ka vdekur burri nga kanceri para tre vitesh. Ajo tani jeton në rrugë pa strehë mbi kokë, pa bukë dhe gjëra të tjera elementare me djalin jetim katërvjeçar, raporton Tv KOHA.

Habili I vogël katërvjeçar, për shkak t kushteve ekonomike është edhe i sëmurë por nëna e tij, nuk ka mjete materiale ta dërgojë në spital për ekzaminime dhe diagnostifikim të sëmundjes së tij.

Shpresa Selami deri para tre muajve ka shfrytëzuar ndihmë sociale në vlerë 1.500 denarë që siç thotë ajo tani edhe kjo ndihmë i është ndërprerë. Sikur nuk mjaftoi kjo katrahurë që përjetojnë çdo ditë, ndërprerja e ndihmës edhe njëherë tregon se shteti nuk ka mëshirë ndaj njerëzve që kanë nevojë për bukë dhe jo për luks, njofton Tv KOHA.

Nënë e bir, në pamundësi që të paguajnë qira ditëve të fundit janë të strehuar tek halla e tyre në fshatin Gradec, por kjo nuk është zgjidhje.

Në një kohë kur në Maqedoni flitet për keqpërdorim të parave publike, në një kohë kur mediat informojnë për rrogat dhe honoraret e majme të funksionarëve politik, Shpresa Selami dhe djali i saj Habili nuk kanë shtëpi, nuk kanë bukë e as veshje adekuate në këtë dimër të ftohtë. Ky është realiteti social në Republikën e Maqedonisë. Shpresa dhe Habili lusin të gjithë ata që kanë mundësi t`ju ndihmojnë në strehimin e tyre dhe t`ju sigurojnë mjete themelore për ekzistencë. Ata ftojnë njerëzit human në mungesë të mbrojtjes institucionale të shpëtojnë këtë familje nga ky tmerr që përjetojnë, transmeton Tv KOHA.

Tel për kontakt : 00 38 971 787 301

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...