Në Gjermani arrestohet vrasësi i dyshuar 22-vjeçar kosovar nga Suedia

Date:

13:22:19                   2017-12-19

 

 

Një kosovar 22-vjeçar, i dyshuar për vrasje, është arrestuar në Aeroportin e Mynihut. Sipas një komunikatë të policisë federale gjermane të lëshuar gjatë të hënës, që nga fillimi i javës së kaluar, ai është kërkuar me një fletarrest ndërkombëtar, përcjellë „Shtegu.com“. Gjatë të shtunës ai kishte ardhur nga Kosova në Mynih dhe prej këtu është dërguar menjëherë në burg. Kosovari nuk kishte llogaritur në bashkëpunimin e mirë dhe të shpejtë të autoriteteve ndërkombëtarë të hetuesisë. Autoritetet suedeze e ngarkojnë të dyshuarin se së bashku me një bashkëpunëtor të vetin e kanë vrarë një person. Ngjarja ka ndodhur në tetor të këtij viti, ndërsa i pandehuri dyshohet se ka shtënë disa herë mbi viktimën e tij në qytetin bregdetar të Suedisë, Helsingborg. Tani ai është në burg ekstradues dhe duhet të llogarisë në burgim shumëvjeçar. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...