Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm në Zvicër, kërkon uljen e dënimit

Date:

16:19:24                 2017-12-15

 

 

 

 

Para Gjykatës së lartë të Cyrihut, të premten është paraqitur një shqiptar 41-vjeçar, i cili ka bërë ankesë kundër dënimit të tij të përjetshëm me burg. Ai është dënuar pasi në vitin 2009 e ka vrarë një ish mik të vetin me plumb në kokë, ndërsa kufomën e kishte hedhur në një luginë. Tani ai ka kërkuar pafajësi, pasi vrasja ka qenë gjakmarrje.

 

Shqiptari i burgosur nuk ka dashur të japë deklarata. Ai i kishte shkruar një letër Gjykatës së Lartë në muajin nëntor, në të cilën e ka argumentuar me Kanun parimin shqiptar të gjakmarrjes.

 

Viktima është vrarë nga dikush tjetër, por ai nuk ka dashur të tregojë nga kush, nga frika se familja e tij do të dëmtohej. Kështu e duan rregullat e Kanunit.

 

Megjithatë, procesi gjyqësor është duke zgjatë tani shtatë vite. Gjatë gjithë kësaj kohe, Kanuni asnjëherë nuk ka qenë temë e procesit gjyqësor. Teorinë e gjakmarrjes, prokurori e ka vlerësuar si deklaratë mbrojtëse. Për këtë nuk ka argumente, pasi personi në fjalë është dënuar për vrasje.

 

Gjykata rajonale në Affoltern, e cila për shkak të vrasjes, në prill të vitit të kaluar shqiptarin e dënoi me burgim të përjetshëm, vrasjen e cilësoi si „ekzekutim të vërtetë“. Arsye për krimin kanë qenë 30 mijë eurot borxh nga trafikimi i idrogës, të cilat viktima ia kishte dorasit.

 

Lidhur me shqiptimin e vendimit, Gjykata i ka besuar ish mikeshës së të pandehurit, e cila kishte mundur t`i përcjellë të shtënat nga karriga e pasme e veturës. Ajo gjithashtu ka qenë me vite të tëra viktimë e dhunës së rëndë familjare.

 

Nuk është kjo hera e parë që i pandehuri po gjendet në bankën e të akuzuarve, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Qysh në vitin 2010, pra pak pas krimit në Zvicër, ai ishte dënuar nga Gjykata italiane e Apelit në Bolonjë, për shkak të pjesëmarrjes në vrasje, me 22 vite burg. Viktima e atjeshme në Parma kishte vdekur me një kaçavidë në kokën e tij.

 

Pas vendimit zviceran, shqiptari do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë mbetjen e dënimit prej 22 viteve, pasi shtatë vite të kaluara në burgun e Zvicrës do t`i llogariten.

 

Pas vuajtjes së dënimit në Itali, sapo vendimi zviceran të bëhet i plotfuqishëm, ai do të kthehet sërish në Zvicër, ku do ta vuajë dënimin e përjetshëm. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...