20:08:10 2017-12-10
Rrogat më të ulëta në tërë Europën janë regjistruar në Ukrainë, ka konstatuar hetimi i një qendre analitike ukrainase Texty.org.ua. Ekspertët ukrainas e kanë përpiluar një listë të vendeve më të varfra europiane, duke u bazuar sipas të ardhurave personale, shkruan „Ukraine Journal“, njofton „Shtegu.com“. Me këtë rast si kriter është zbatuar lartësia e pagës dhe mëditjeve, pas tërheqjes së tatimit të vlerës së shtuar. Me 190 euro rrogë, Ukraina është vendi më i varfër në Europë, në mesin e pjesëmarrësve të studimit. Pasojnë Moldavia (216 Euro) dhe Azerbeixhani (232 Euro). Në mesin e dhjetë vendeve më të varfra duke u bazuar në të ardhurat janë edhe Armenia, Gjeorgjia, Bjellorusia, Kazakistani, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.
Pagat dhe mëditjet më të larta, sipas kësaj qendre janë regjistruar në Zvicër (4.421 euro), Islandë dhe Norvegji (3.440 gjegjësisht 3.405 euro). (Shtegu.com)

