01:03:26 2017-12-10
Kopertinën e motorit, timonin, bordin – gjithçka i kanë marrë! Bile edhe parakolpët dhe dritat e veturës kabriolet BMW 220D hajnat ia kanë plaçkitur.
Shtetasja gjermane Alak P. (33) ishte shokuar, në momentin që ka dashur të shkojë në punë dhe kur ka parë veturën e saj të demoluar: „E parkova në mbrëmje në rrugën tonë të banimit dhe të ndriçuar. Vetëm u mendova: Çka është kjo?“
Me profesion asistente e manifestimeve, ajo e ka blerë veturën para dy muajsh. Alak P: „Nuk ishte më e vjetër se një vit e gjysmë, e bleva si veturë të përdorur për 33 mijë euro“.
Dëmin që ia kanë shkaktuar ka arritur shumën prej 30.900 eurosh, shkruan „Bild“, përcjellë „Shtegu.com“. Një ekspert dhe gjithashtu edhe prindërit, e këshilluan që të blejë një veturë tjetër me çmimin e riparimit. Por, Alak D. vendosi që ta riparojë dhe ta mbajë të njëjtin.
Tani, ajo nuk e parkon më veturën në rrugë. Ajo thotë se do të zhvendoset tek prindërit pasi ata kanë një garazh.
Demolimi i veturave në Gjermani nuk është risi: Vetëm në Köln, komisariati për krime të rënda 74 ka regjistruar më tepër se 30 raste të tilla, ndërsa demolohen kryesisht veturat e prodhuara nga gjiganti bavarez. (Shtegu.com)



