Vazhdon golgota e muzicientit kosovar nga Zvicra, tani frikësohet të pijë Red Bull

Date:

19:54:40                  2017-12-06

 

 

 

Edhe përkundër dështimit të testit për konsumim të lëndëve narkotike, ai do të vazhdojë të zbatohet edhe më tej. Por, të prekurit nga ky rast, kosovari Adnan Mursula (34) dhe vozitësja porfesioniste zvicerane Ramona Tschannen (27), ndjehen të dëshpëruar.

 

Muzicienti kosovar Adnan Mursula (34), nuk mund të besojë. Testi për konsumim të lëndëve narkotike edhe më tej do të zbatohet në Kantonin Solothurn të Zvicrës. Në të kaluarën, ky test kishte konstatuar sasi të amfetaminës në gjak, megjithëse personi ka konsumuar vetëm një kanaqe me Red Bull.

Përkundës kësaj, muzicientit kosovar i ishte marrë patenta e shoferit. „Unë kundërshtova dhe deri më tani asgjë nuk ka ndodhur. E gjithë kjo po më duket e pakuptimtë“, ka pohuar Adnani për „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“.

Edhe vozitësja zvicerane Ramona Tschannen është e zhgënjyer. Vozitësja profesioniste, për shkak të konsumimit të kafes dhe djathit, për pak sa nuk e kishte humbur punën. „është turp i madh që neve qytetarëve nuk na trajtojnë seriozisht – qeveria tani vetëm se arsyetohet“, ka theksuar zviceranja 27-vjeçare.
Pas bërjes publike nga „Blick* të faktit se testi ka konstatuar gabimisht konsumim të amfetaminëve tek Tschannen dhe Mursula, policia zvicerane e ka pranuar se bëhet fjalë për gabim me ç`rast artikujt ushqimorë rezultojnë gabimisht me praninë e amfetaminëve.

Tani, qeveria kantonale është duke e relativizuar problemin: Kuota e gabimit në dhjetë muajt e fundit ka arritur shkallën prej vetëm 8,7 për qind të gabimit. Më herët ka qenë edhe më e ulët. Përpos kësaj, rezultati i testimit është vetëm një tregues tjetër që rrjedh në vlerësimin e përgjithshëm të perceptimit subjektiv të oficerit të policisë.

Të përkujtojmë se Adnani ishte ndaluar nga policia një pasdite të vonshme, ndërsa si bashkudhëtarë në veturë kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e tij. Ai edhe më tej nuk beson se policia ka dyshuar në te. „Si mund të udhëtoj rrugëve nën ndikim të lëndëve narkotike, kur në veturë e kam vajzën“, pyet i dëshpëruar Adnani.

Për te është e qartë: Kështu nuk mund të vazhdojë mëtutje. „Vallë, a nuk kam të drejtë tani të konsumoj Red Bull, nga frika se do të më etiketojnë si kriminel?“. Po që se në të ardhmen ballafaqohet edhe me një test të gabuar, ai do t`i drejtohet Gjykatës. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...