Kumanovarët me të drejtë të shqetësuar!

Date:

Shkruan: Bashkim Murtezi

 

Masat e sotme të ndërmarra dhe gjithë ajo çka po ndodhë në vazhdimësi në Kumanovë, qytetarëve të Kumanovës dhe më gjërë u jep të drejtë të jenë të shqetësuar dhe të ndihen të pasigurtë.

Ku e ka zanafillën e tërë kjo?

1) Rasti i viktimës së parë e cila si paciente “e painfektuar” u trajtua disa ditë në spitalin e Kumanovës e për të cilën u tha se edhe pas dy testeve kishte rezultuar negativ në coronavirus, që vetëm pas vdekjes së sajë të konfirmohet se ka qenë pozitiv me coronavirus.

2) Viktima e parë ishte e hospitalizuar së bashku me të birin po në të njejtin spital dhe fill pas vdekjes së nënës u dërgua dhe u trajtua si i infektuar me coronavirus..

3) Personeli mjeksorë në spitalin e Kumanovës që nga fillimi i krizës paralajmëroi për mungesë dhe kërkoi furnizim me mjete mbrojtëse personale. Personeli mjeksorë një kohë të gjatë u detyrua vetë të furnizohet me mjete, kurse edhe pas furnizimit zyrtarë nga qeveria këto mjete nuk ishte të mjaftueshme. Si pasojë e kësaj rezulton se nga personeli mjeksorë dhe ndihmës në spitali i Kumanovës kemi 14 (11+3) të infektuar. Kështu, që ky spital në vend që të jetë institucioni i mbrojtjes shëndetësore shëndrrohet në institucionin e përhapjes së virusit, fillimisht në 14 familjet e tyre, pastaj në pacientët, kolegët e fundi nuk i dihet…

4) Viktima e fundit, prap nga Kumanova..hospitalizohet në Shkup vetëm pak orë para se të ndërrojë jetë kurse rezultatet e testit ku rezulton pozitiv në coronavirus arrijnë vetëm pas vdekjes së të ndjerit..

5) Shpallja e masës së ndalim qarkullimit për qytetarët e Kumanovës në kohëzgjatje prej 56 orëve, vetëm 3-4 orë para se e njejta të hyjë në fuqi, duke sjellur kështu qytetarët para aktit të kryer që për një afat aq të shkurtër të furnizohen me artikujt e përditshëm ushqimorë dhe barna e si pasojë e kësaj dyndja e pakontrolluar e mijëra njerëzve në pikat blerëse dhe farmaci duke i nënshtruar ata para rrezikut për infeksion të mundshëm. E gjitha kjo dhe ca të tjera, vënë në pikëpyetje aftësinë e organeve “kompetente” për të vlersuar, menaxhuar dhe për të ndërmarrë hapa konkret dhe adekuat konform situatave, dhe këto raste vënë në dilemë qytetarin e thjeshtë në besueshmërinë e deklaratave dhe veprimeve të organeve duke i bërë Kumanovarët të ndjehen të pasigurtë dhe të shqetësuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...