Kriza e koronavirusit, për shumicën nënkupton kufizime në jetën e përditshme – nga ana tjetër, disa të tjerë mund të gëzojnë liri të reja. Të burgosurit e fundit dje janë larguar nga qendra e paraburgimit në Langenhagen.
Saksonia e Ulët pezullon dëbimin për shkak të pandemisë! „Përderisa gjatë këtij mëngjesi gjashtë persona ishin akoma të ndaluar atje, të gjithë të burgosurit tani janë liruar“, njoftoi Këshilli i Refugjatëve të Saksonisë së Ulët. Këshilli u kërkoi edhe shteteve të tjera federale të bëjnë të njëjtën gjë si Saksonia e Ulët.
Bëhet fjalë për katër shqiptarë, një sshtetas erb dhe një nga Gambia, të cilëve u është lejuar të largohen nga institucioni. Një ditë më parë, Ministria e Brendshme gjermane kishte deklaruar: „Aktualisht nuk ka asnjë pezullim të përgjithshëm të operacioneve të kthimit.“ Sidoqoftë, në praktikë situata është krejtësisht ndryshe, shkruan „Bild“, përcjell Shtegu.com. Matthias Bormann, shefi i entit korrektues të Hanoverit (JVA): „Paraburgimi në pritje për dëbim ka përfunduar“. Bormann tha se shteti zakonisht ka tre javë për të dëbuar të burgosurit.
Por për shkak se askush nuk e dinte se sa kohë do të mbeteshin kufizimet e pandemisë, mandatet e gjyqtarëve janë anuluar. Problemi me dëbimet: Nuk ka lidhje fluturimi, ndalesa për hyrje në shumë vende për shkak të epidemisë. Zyrtarët gjermanë të shoqërimit nuk lejohen të hyjnë në vend. Riatdhesimet e azilkërkuesve të refuzuar sipas Marrëveshjes së Dublinit, p.sh. drejt Italisë, janë praktikisht të pamundura – vetëm kundër testit negativ të provës për koronavirusin nga kandidatët.
Shqiptarët dhe serbët janë pajisur me biletat dhe vullnetarisht duhet të kthehen në vendlindjet e tyre brenda dy javësh. Nëse policia më pas i kap ata, ata do të përfundojnë përsëri në burg si emigrantë të paligjshëm.
Përderisa burgu i dëbimit është zbrazur, të burgosurit e burgut në Hanover duhet të përgatiten për javë të vetmuara – pas një ndalimi të përgjithshëm të vizitave nga të afërmit, partnerët dhe miqtë. Bormann: „Ne po e shqyrtojmë mundësinë e kontaktit përmes Skype“.

