Mendimet e errëta, nuk meritojnë asnjë nderim dhe mirënjohje

Date:

11.10.2019

Ka edhe shkrimtarë tjerë, përveç Peter Handke, me prapavija politike dyshuese e disa edhe krejt të pështira që janë dekoruar me çmimin Nobel. Mos të harrojmë Knut Hamsunin të cilit iu dha çmimi Nobel në vitin 1920, incidentalisht njëri nga shkrimtarët që e pëlqej më së shumti, do të bëhet adhurues i Hitlerit. Më keq se kaq nuk bëhet. Shkrimtari tjetër që e çmoj është Sartre, i cili kishte integritet të mjaftueshëm ta refuzonte çmimin Nobel në vitin 1964, por për një kohë ishte përkrahës i Bashkimit Sovietik me të gjitha tmerret dhe krimet e tij. Sartre do ta ndryshojë vlerësimin e tij positiv ndaj Bashkimit Sovjetik me 9 nëntor të vitit 1956 pas pushtimit të Hungarisë.

Besoj që duhet ta pranojmë që talenti nuk është përherë në shërbim të humanizmit, dhe se shkrimtarë, filozofë, shkenctarë e artistë të medhenj mund të punojnë për ideale fashiste. Është e dhimbshme dhe, për mua, e pakuptueshme, por ky është një fakt i pamohueshëm. Çështja nëse duhet të dekorohen me çmime të larta njerëz të këqinj që, megjithatë, pavarësisht karakterit të tyre të lig, me punën e tyre i kontribojnë njerëzimit, është nga çështjet më polarizuese morale dhe shoqërore.

Unë besoj që nuk duhet nderuar ata që mohojnë të drejtat morale të njerëzve dhe të vërtetat historike. Vepra e tyre le të jetë çmimi që marrin, por shoqëria nuk duhet t’i nderojë me çmime të veçanta sepse kështu nuk nderohet vetëm puna por edhe personaliteti i tyre. Pra, nderohet edhe politika e tyre, edhe urrejtja e tyre. Nuk më pengon që një shkrimtar dikur ka mbajtur anën e gabuar, por kur pas të gjitha fakteve dhe të vërtetave historike, ai nuk arrinë ta kapërcejë urrejtjen irracionale të tij kundër një popullit të tërë dhe vazhdon me avazin e vjetër të urrejtjes hakmarrëse, shtrembëron faktet, manipulon me të vërtetat historike, atëherë ai nuk e meriton asnjë nderim dhe mirënjohje për punën e tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...