Zvicra, mundësi e shqiptarëve për ta zhvilluar vendin e tyre

111 Lexime

00:46:55                         2017-05-28

 

 

 

 

 

Sipas një ankete, më tepër se gjysma e kosovarëve të moshës 14-, deri 29-vjeçare, duan të largohen nga vendi i tyre. Caku më i preferuar është Zvicra. Përderisa një pjesë e madhe e tyre ëndërrojnë punë dhe jetë të mirë, disa kosovarë e kanë aplikuar të kundërtën.

 

 

 

2

 

 

 

Pas përfundimit të shkollimit në Zvicër, ata kthehen në Kosovë për të themeluar ndonjë sipërmarrje. Receta e suksesshme e tyre është mënyra zvicerane e udhëheqjes së sipërmarrësisë.

 

 

 

3

Drenusha Shala

 

 

Njëra nga kosovaret e kthyera është edhe zvicerano-kosovarja Drenusha Shala (27), e cila para pak kohësh u portretizua nga revista „Annabelle“. Për njëzet vite me radhë, bijë e një refugjati, ajo kishte jetuar në Cyrih, deri në momentin kur në vitin 2011 vendosi të kthehet në Prishtinë. Ajo shprehi dëshirën të inkuadrohet në sektorin privat të vendit si nëpunëse e trajnuar, së bashku me miqtë e saj të diplomuar në Universitetin e St. Gallenit, Muhamet Veliu (32) dhe Flamur Shala (31). Edhe ata me prejardhje janë nga Kosova.

 

 

 

44

 

 

 

Aktualisht, Drenusha është duke udhëhequr një sipërmarrje në Prishtinë me 270 bashkëpunëtorë, me të cilën arrin shitje prej dy milionë frangash zvicerane. Modeli i biznesit: Sipërmarrja „Baruti GmbH Kosovë“ realizon hulumtimet e kompanive për tregun gjerman, udhëheq shërbimet e kilentëve apo pranon detyrat e kontabilitetit.

 

 

 

Në një intervistë dhënë të përditshmes zvicerane „20 Minuten“, ajo e falënderon Zvicrën: „Përmes arsimimit tim në Zvicër, unë e zhvillova shumë vetëdijen kualitative“, përcjellë pohimin e saj „Shtegu.com“. Është një privilegj dhe përparësi e madhe që fëmijëria dhe rinia të kalohet në Zvicër. Vendimi i saj për tu kthyer në Kosovë, ka qenë për shumicën i pakuptueshëm: Posaçërisht, babai im frikësohej që do të dështoja në vendlindjen e re“. Por. ai tani është tepër krenar me të bijën.

 

 

 

Një përvojë të ngjashme e ka përjetuar edhe menaxherja Arta Rrustemi, e cila si 21-vjeçare vendosi të kthehet në Kosovë: „Askush nuk më kuptoi përse po e lë përnjëherë këtë luks dhe posaçërisht, sigurinë e këtij vendi“, pohon ajo. Një rol të madh në këtë vendim ka luajtur edhe atdhedashuria, pasi prindërit e saj gjithnjë kishin menduar që një ditë të kthehen në Kosovë.

 

 

 

5

Arta Rrustemi

 

 

 

 

Përpos punës së saj si udhëheqëse ekipore e Barutit, së bashku me të vëllanë Viktorin, ajo ka themeluar edhe një sektor bujqësor, që merret me kultivimin e bimëve e frutave. „Natyrisht, sipas shembullit zviceran“, deklaron Arta Rrutsemi. Për këtë, ata përdorin pajisje moderne, në përpjekje për të minimizuar konsumimin e ujit dhe për një ambient ekonomiko-ekologjik. Në saje të planit të tyre të bisnesit, puna është duke ecur shkëlqyeshëm.

 

 

 

Edhe kosovari Marjan Ramaj (51) ka një rol udhëheqës me teknologjinë zvicerane: Sipërmarrësi i cili një pjesë të madhe të profesionit të tij e mësoi në Kantonin e Lucernit, është specializuar në vendosjen e kabllove elektrike. Fillimisht, ai u ironizua nga bashkëvendasit pasi bënte një punë që ishte e pakuptueshme për ta. Por, më vonë, suksesi i tij nuk mugoi dhe ai tashmë ka 53 të punësuar.

 

 

 

DDE9635B2D9AE10A6410D211BBEB9DA8

Sipas shembullit zviceran

 

 

Mirënjohjen për punën e saj e ka ndjerë edhe Drenusha Shala. Ambasada e Zvicrës në Prishtinë gjithashtu e ka vërejtur se „sa afaristë të suksesshëm jemi për vendin në orientimin tonë të sektorit privat. Nuk munguan asnjëherë ndihmat zvicerane edhe në vendngjarje. „Fillimisht kishim shpeshë takime me me ambasadoren. Ajo na ndihmonte këshilla dhe na përgjigjej në pyetjet e paqarta“, shprehet Shala.

 

 

 

Sukseset e Drenushës nuk kanë qenë nën hije edhe nga të rinjtë e tjerë nga diaspora, të cilët interesohen se si mund të shkojnë gjurmëve të saj të suksesshme.