Zvicra do të zbatojë masa më të ashpra për prindërit nga Ballkani
18:14:36 2017-10-06
Zvicra do ta ndalojë edhe tërheqjen për veshi të fëmijëve nga prindërit
Goditje me grushta e me shqelë, tërheqje për veshi: Nëpër familjet në Zvicër shpeshehrë fëmijët janë viktima të dhunës familjare. Tërheqja për vesh deri më sot nuk është e ndaluar, por tashmë do të ndryshojnë gjerat edhe në këtë drejtim.
Shifrat e hulumtuara janë brengosëse: Çdo i pesti fëmijë në Zvicër përjeton dhunë familjare. Këtë e dëshmon një studim i Shkollës së lartë për shkenca të aplikuara (ZHAë) e Cyrihut, për të cilat ka njoftuar e përditshmja zvicerane „Nordwestschweiz“, njofton „Shtegu.com“. Me „dhunë masive“ nënkuptohet godtija e fëmijëve nga prindërit me grushte, shqelma e gjësende të tjera. Nga këto veprime më së shumti vuajnë fëmijët nga Ballkani, siç janë Kosova, Serbia apo Maqedonia. Shkalla e dhunës së ushtruar ndaj tyre arrin në 40 për qind, që është sa dyfishi i mesatares së Zvicrës (20%). Vetëm pak më pak të dhunshëm se ballkanasit janë prindërit nga Portugalia.
Mesatarja e „dhunës se butë“ gjithashtu është e përhapur në të njëtën shkallë. Dy nga pesë fëmijë kanë pësuar nga prindërit tërheqje për veshi, shuplaka, shtrëngim apo shtyrje.
Shkaqe edhe më të shpeshta për ushtrim dhune, sipas studimit janë ato që lidhen me të qenët migrant. Kjo shprehet në rastet kur për shembull prindërit mbeten të papunë dhe fillojnë të kenë problem me sigurimin e ekzistencës për fëmijët e tyre.
Tërheqja për veshi juridikisht nuk është e ndaluar, pasi disa iniciativa politike në këtë drejtim tashmë kanë dështuar. Por, këshilltarja nga radhët e Partisë SP, Chantal Galladé ka paralajmëruar se do të angazhohet edhe më tej për të parandaluar dhunën ndah fëmijëve e që do të rregullohej në Kodin qytetar. (Shtegu)