Zvicerani ka mbetur i bllokuar i vetëm në një hotel në Bolivi

68 Lexime

Zvicerani Bruno Kaiser (61) nuk mund të largohet nga hoteli i tij në Santa Cruz (Bolivi) për shkak të pandemisë. Ai është i bllokuar, krejt i vetmuar në godinën e madhe. Tani ai duhet të gatuajë dhe pastrojë vet

Në fakt është sikur në një ëndërr. Një shtëpi e madhe me 200 dhoma, pishinë, dhomë të madhe ngrënie, kuzhinë dhe madje edhe punonjës. Një hotel i tërë- krejt për vetvete. Zvicerani Bruno Kaiser (61) nga St. Galleni aktualisht është duke e üërjetuar karantinën e tij në Bolivi.

Por ai nuk do ta përshkruante qëndrimin e tij si në ëndërr. Fillimisht ai vetëm kishte dashur të shkonte për pushime në Bolivi, së bashku me të dashurën e tij (46). Në vend të kësaj, ai është i mbyllur, duhet të paguajë për hotelin dhe nga marrëdhënia e tij ka mbtur vetëm një prerje e dhimbshme, shkruan „Blick“.

E gjitha filloi më 14 shkurt. Në atë kohë Bruno Kaiser po fluturonte nga Peru, ku ka jetuar për vite me radhë, për në Santa Cruz. Plani ishte që me të dashurën e tij të bënin një xhiro. Ajo do t`i bashkohej më 11 mars. Njëmbëdhjetë ditë më vonë, vendi u fut në karantinë për shkak të koronavirusit.

Gjatë kësaj kohe, zvicerani dhe partnerja e tij ishin në Hotel Viru Viru. Godina menjëherë u shndërrua në një kështjellë. «Mund të dal vetëm të enjten. Midis orës shtatë dhe dymbëdhjetë për të bërë pazar». Me çftin banon edhe një grua peruane, ndërsa aty është edhe një punonjës për t’u kujdesur për objektin.

Atëherë mikesha e tij sëmuret – me sa duket nga një kafshim i rriqrave, temperatura i rritet në 40 gradë me ethe. Në spital i jepen medikamente. Midis çiftit rritet tensioni. „Ajo më fajësoi që u sëmur“, tha Kaiser.

Më në fund, partnerja pezmatohet me te dhe shkon në një dhomë tjetër. Peruanja, e cila është gjithashtu në hotel, i jep të drejtë gruas. Prej atëherë, zvicerani duhej t’i shmangte ata në hotelin bosh privat. „Shkoja enkas në ora tetë të mëngjesit të haja mëngjesin për të mos u takuar“.

Meqenëse shumica e punonjësve nuk janë në godinë, që të tre duhet të përgatisin ushqimin e tyre në kuzhinën e hotelit dhe të pastrojnë vetë dhomat e tyre. Të shtunën e kaluar ata u takuan me njëri-tjetrin në dhomën e ngrënies. Në atë moment situata u përshkallëzua.
Peruanja filloi ta fyej zviceranin. Ai ia kthen, transmeton Shtegu.com. Më në fund ajo përpiqet ta godasë me një karrige mbi kokë. „Ndërkohë, ish-e dashura ime e mori një thikë dhe më preu në dorë“, thotë zvicerani.

Kur ai raporton rastin tek menaxheri i hotelit të hënën dhe menaxheri shikoi videot e mbikëqyrjes, të dy gratë është dashur të largohen. Kaiser: „Që atëherë e kam hotelin vetëm për veten time“. Tani ai i kalon ditët duke notuar në pishinën e vogël, duke xhiruar nëpër hotel dhe duke gatuar. „Thjesht është e mundimshme të mos jesh në gjendje të flasësh me askënd“.

Bolivia ka njoftuar lehtësimin e parë në fillim të qershorit. Deri më tani, gati 7.800 raste të koronavirusit janë konfirmuar zyrtarisht. 280 persona kanë humbur jetën. Megjithatë, shifra është në rritje e sipër. „Rreth 200 infeksione të reja për çdo ditë raportohen këtu në Santa Cruz“.

Pra, është mjaft e mundur që karantina të zgjatet. Pas gjithë kësaj, Kaiser ende nuk është në disponim. «Të paktën tani kam paqen time. Dhe unë mund të pushoj rehat“, thotë 61-vjeçari.

Për sa kohë që kufijtë janë të mbyllur, ai është akoma i bllokuar. Qiraja për dhomën e hotelit, megjithatë, bën presion në portofolin e tij. Prandaj, më 6 qershor ai do të zhvendoset në tjetër hotel.