Zjarr në Spreitenbach të Zvicrës, 13 të lënduar, shpëton familja shqiptare
Të hënën në mëngjes, një operacion në shkallë të gjerë nga punonjësit e shpëtimit kantonal u zhvillua në Spreitenbach në Aargau. Banorët e një pallati ku shpërtheu zjarri është dashur të evakuohen për shkak të tymit të dendur
Ndër ta ishte edhe Musa Azizi (40) i cili me bashkëshorten e tij shtatzënë dhe një vajzë (2) jeton në katin e parë të ndërtesës. “Gjatë natës ne e dëgjuam alarmin. Gruaja ime ishte e shqetësuar. Hapa derën e banesës dhe menjëherë u mbush me shumë tym”, thotë ai për „Blick“, transmeton portali Shtegu.
„Zbrita nga ballkoni dhe mora një palë shkallë në automjetin tim të kompanisë“, shton ai. Muasi ato i mabn gjithmonë me vete.
Pasi zbritën me shpejtësi poshtë shkallëve, një mjek i ekzaminoi dhe kontrolloi nëse frymëmarrja e tyre ishte e dëmtuar. „Por gjithçka ishte në rregull“.
Më pas familja kaloi disa orë në një shkollë. Pak minuta më parë ata kanë mundur të kthehen në banesë. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë me apartamentin tani. Çdo gjë mban erë tymi – për shembull rrobat dhe divani”, thotë banori shqiptar nga Kantoni Aargau.