Zhurnal apelon për të ndihmuar Zinepe Iseinin

Date:

Zinepe Iseini, e datëlindjes 1988 nga Gostivari, është një vajzë 26 vjeçare, e vetmuar, e pa punësuar, jeton me ndihmë sociale rreth 3.000 denar dhe ndihmave të bëmirësve, që nuk i mjaftojnë për jetë normale, sepse ajo që nga mosha e sajë 15 vjeçare –pra plot 11 vjet, vuan nga sëmundja e veshkëve dhe trajtohet në Spitalin e qytetit të Gostivarit, në repartin e hemodializës.

Ajo, bën dializë 3 herë në javë, dhe shpëtim i vetëm është dializa, pra gjendja shëndetësore dhe jeta e sajë momentalisht varen nga aparati për dializë, ose transplantimi i veshkës, që zakonisht ka kosto të lartë të transplantimit nëpër qendra ku bëhen nderhyrje të tilla, edhe nëse gjendet donori i veshkës.
Për transplantim të veshkës nevojitet një sasi e konsideruar e mjeteve materiale, të cilat Zinepe Iseini nuk i posedon, por ajo vuan edhe për gjërat elementare për jetë normale.
Përmes këtij APELI, ajo i drejtohet të gjithë njerzve të vullnetit të mirë që ta ndihmojnë këtë vajzë me mundësitë që kanë, duke shprehur faleminderimet paraprake.
Të gjithë ata që duan dhe munden të ndihmojnë këtë vajzë ate mund ta bëjnë përmes xhirollogarive bankare të hapura në Bankën ekonomike që do ti shënojmë më poshtë:
Xhiro llogaria për euro: Stopanska Banka AD-Skopje
Nr. MK 07200002223083628
Zinep Iseini
Xhirollogaria për denar: Stopanska Banka AD – Skopje
Nr. 200002485016317
Zinepe Iseini
ZHURNAL.mk

 

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...