Zekolli: Apart’hejdi ndaj shqiptarëve, problem më i madh për Maqedoninë se çështja e emrit
06:44:49 2016-06-17
Analisti dhe ambasadori Arsim Zekolli, vlerëson se Maqedonia ka probleme më të mëdha se çështja e emrit. Në një intervistë ekskluzive për “Lajm”, Zekolli madje vlerëson se emri është problem terciar, në krahasim me çështjen e marrëdhënieve ndëretnike.
Lajm: Brenda dy ditësh, dy diplomate te larte perëndimore, Ishinger nga Gjermania dhe Pardew nga ShBA, paraqiten me qëndrime qe nënvizojnë nevojën për zgjidhje urgjente te çështjes se emrit. A paralajmëron kjo se çështja e emrit do mund te zgjidhet se shpejti?
Zekolli: Një emërues i përbashkët për qëndrimet e dy diplomateve – nonsens absurd qe bazohet mbi kete refren te automatizuar se zgjidhja e çështjes se emrit na qenka çelësi për gjitha problemet. Sikur Ishinger ashtu dhe Pardew janë diplomat me mjaft eksperience, njohuri dhe informata te sakta për te kuptuar se çështja e emrit është me rëndësi terciare, e treta ne rend për nga pasha për krizën ne Maqedoni. Problemi i pare janë marrëdhëniet nder-etnike dhe nder-fetare qe rezultuan ne de-fakto sistem aparthejdi. Problemi i dyte është etablimi i sistemit qe refuzon imponimin e sundimit te ligjit me qellim promovimit te krimit dhe korrupsionit. Këto dy probleme janë endemike dhe afatgjata. Ndërsa çështja e emrit është problem qe tangon politiken e jashtme dhe interesat e ShBA dhe BE, por nuk ndikon drejt-për-se-drejti ne rregullimet e brendshme, prandaj as qe mund te ndikon ne zgjidhjen e kësaj katrahure qe ndodhe. Pra, kemi te bëjmë me një spin dinak te dy diplomateve qe tentojnë te defokusojne vëmendjen nga problemet esenciale, jetësore me ato diplomatike e laboratorike. Dhe është koha te ua themi diplomateve Amerikan dhe Europian – nuk na gënjeni më me problem fiktive emrash qe te kamufloni problemet reale te diskriminit dhe kriminalizimit.
Lajm: Sipas jush jemi ende larg nga zgjidhja …
Zekolli: Jo, nuk e them atë. Kjo qasje e Ishinger-Pardew me jep arsye për dyshim se zgjidhja e çështjes se emrit do ndodhe ne çastin kur ShBA dhe BE do vërtetojnë se kanë siguruar dominancen e pjesës Maqedonase dhe Krishtere përmes inzhinjeringjeve shoqërore, etnike, fetare, politike etj. Nëse kjo ngjan si konspiracion, ja do ju ftoj te reflektoni se kush ne këtë vend ka pasur pasoja konkrete nga bllokimi I çështjes se emrit? Nëse maqedonasit kanë pasur pasoja nga aspekti i ndjenjave kombëtare, këtë duhet pranuar dhe kuptuar. Por ne aspektet tjera janë mu Shqiptaret qe bartin pasojat e kësaj zënke artificiale. E cila nuk paraqiste kurrfarë problemi për depërtim te interesave afariste, ekonomike, politike Greke ne Maqedoni. Incizimet zaten dëshmuan se për Gruevskin depërtimi i bizneseve Greke mu ne mes te Shkupit është me i pranueshëm se bizneset Shqiptare. Por ja, kjo si duket për “njohësit” e rrethanave si Ishinger e Pardew nuk është çështje e rëndësishme.
Lajm: Dominon përshtypja se sikur edhe ne çështje tjera, edhe ne këtë çështje te emrit Shqiptaret do mbajnë vetëm rolin e shikuesve dhe komentuesve anësor. Ç’ka duhet bere për te ndryshuar këtë raport?
Zekolli: Do i shtoja një doze realizmi pyetjes suaj duke e ndare ne atë qe duhet bere dhe atë qe do te behet. Atë qe duhet bere është qëndrim kembengules nga klasa politike Shqiptare qe te rikthen çështjen e raporteve nder-etnike dhe nder-fetare si parakusht për hapjen / mbylljen e çështjes se emrit. Te përkujtoj, qëndrimi i Gruevskit për moratorium mbi çështje etnike është me i vjetër se qëndrimi I tij kinse “kembengules” për emrin. Kjo casje do demaskon lojen anti-Shqiptare te VMRO-DPMNE dhe MANU, por edhe politikat hipokrite te Brukselit dhe Uashingtonit e cila me çështje emir, me çështje LGBT, me çështje drejtash macash e këlyshësh mundohet te kamuflon problemin kapital – sistemin e imponuar te aparthedit VMRO te financuar nga BE dhe politikisht te sponzoruar nga ShBA. E qe tani mundohen ta avancojnë ne “koncept qytetare” te LSDM. I cili është vetëm se një version me I zbukuruar I te njëjtit modus te moratoriumit mbi çështje etnike, sipas interesit te klasës politike Maqedonase.
Por do ishte shkurtpamese dhe jokorrekte qe për këtë te akuzojmë te tjerët. Dominanca maqedonase neper institucione vendore dhe ndërkombëtare natyrisht se determinon qe ceshtje emrit te imponohet si absolute, kritike, parësore, kruciale. Qe është shumë normale, pasi qe prek ne interese te tyre identitare. Por kjo nuk nënkupton fare se ne rrafshin e politikes reale ky problem ka vërtet peshe te tille determinuese. Për deri sa klasa politike Shqiptare me automatizëm përsërit refrenin qe vërteton tezat e klasës politike maqedonase duke nënvizuar ceshtjen e emrit e jo raportet nder-etnike si parësore, nuk kemi pse te fajësojmë tjerët. Aq me shumë qe edhe partitë e posaformuara opozitare nuk dallojnë fare ne këtë aspekt nga BDI dhe deri diku PDSh.
Lajm: Por kjo do nënkupton konfrontim me bashkësinë ndërkombëtare e cila këmbëngul se proceset integrative ne BE dhe NATO janë me rëndësi jetike për Maqedoninë.
Zekolli: Edhe për këtë do e them te njëjtën – qëndrim i automatizuar qe ka humbur sensin logjik. Na imponohen gjykime për BE sikur te ishim ende ne viti 2006, e jo viti 2016. BE me nuk është kampione e demokracisë, nuk është me pinjoll I vlerave, nuk është me klub tolerance, nuk është me familje e vlerave Evropiane. Por ja qe kur dëgjoni argumentet e BDI na imponohet bindja se pos atë futemi ne BE, gjerat do përmirësohen ne 24 ore. Kjo përkundër faktit qe edhe qytetari me i thjeshte për ç’do dite lexon se realiteti i sotshëm ne BE garanton te kundërtën – cementim te gjendjes se mjerueshme te Shqiptareve ne Maqedoni. Pra, integrimi si shpërblim është dëshirë e BDI dhe strukturave mafioze, por nuk sjell kurrfarë avancimi te pozitës se Shqiptareve. Se fundi, shikoni “sukseset” e BE ne Kosove përmes EULEX, shikoni diskriminimin racist ndaj Shqiptareve ne zyret e BE ne Shkup, shikoni sjelljen perverse te diplomateve Evropian ndaj lagjeve Shqiptare ne Shkup, Kumanove. Dhe me tregoni pastaj se, vërtet parajse na pret ne BE? Unë e them – është ëndërr politike mbi realitete aparthejdi.
Por këtë qe duhet bere, vështirë se do behet nga partia shqipfolëse ne pushtet BDI dhe kjo opozite impotente e prepotente. Ç’të themi për BDI qe nuk e kemi thënë deri me tani. Një parti e zënë për bishti, veshi, flokë e prapanice nga Gruevski dhe Zaev, një parti qe ekziston vetëm si ombrellë mbrojtëse për kriminel e mafioz ordiner. Me duhet pranuar se PDSh ne ca qaste shpërthen me ndonjë kritike kundër bashkësisë ndërkombëtare dhe hipokrizisë se tyre, por ne doza tejet te vogla dhe kryesisht për nevoja te rejtingut partiak. Sa për opozitaret e rinj, mbetet te themi se ja arritën qe me përkushtim dhe mjeshtri te vërtetojnë gjitha dyshimet qe ekzistonin deri me tani. Parti te formuluara dhe koncipuara sipas modelit te BDI dhe PDSh, pa identitet vetanak dhe te frymëzuara nga sporti I servilitetit para te huajve dhe arrogancës dhuntake para vendorëve. Qofte Besa, qofte LR-PDSh, dështuan për te imponuar ide te reja politike, frymëzime ideore dhe rrebeluese, prandaj tani ne syte e qytetareve ato definohen si grupime qe ofrojnë ndryshime fytyrash, por kurrsesi se jo ndryshime politikash.
Lajm: Ne opinion mbretëron një ndjenjë apatie, demoralizimi … Si te tejkalohet kjo?
Zekolli: Ju e quani apati dhe demoralizim, unë e konsideroj si vetëdijesim i qytetareve se me çfarë soji politikanesh kane te bëjnë ne VMRO, LSDM BDI e deri këto qoshqet opozitare me manekenizem lideresk. Keto parti egomaniake konzumuan, abuzuan dhe deformuan energjinë e akumuluar te ngopjes qytetare me krimin dhe korrupsionin. Te cilin e shndërruan ne parulla e floskula te zbrazëta qe bien ndesh me sjelljet joparimore. Fatkeqësisht, kjo sjellje destruktive e partive ne fjale e forcuar me pakenaqesite sociale dhe ekonomike do rezulton ne rikthim te tensioneve dhe përçarjeve nder-etnike qe do fitojnë ne intensitet si afrohen zgjedhjet vendore ne vitin qe vjen. (LAJM)