Vritet një kosovare në Vevey të Zvicrës
Një grua me shtetësi kosovare, të premten është vrarë në Vevey. Si i dyshuar është arrestuar partneri i viktimës
Trupi i gruas u gjet në banesën e saj në Vevey të premten, tha të shtunën Policia e Kantonit Vaud.
Të premten, më 26 maj 2023, një shtetas 42-vjeçar kosovar është paraqitur në një postë policore në Kantonin e Bernës, thuhet në një deklaratë të policisë, transmeton portali Shtegu. Ai pretendoi se kishte plagosur partneren e tij në apartamentin ku ajo jetonte në Vevey.
Një patrullë policore më pas shkoi në banesën e gruas. Në vendngjarje, pasi kanë hapur derën me forcë, efektivët janë gjetur në prani të viktimës, një shtetase 37-vjeçare kosovare, e cila është goditur disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga Policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Kantonit Vaud për procedime të mëtejshme.
Katër fëmijët e viktimës po përkujdesen nga familjarë.
Prokurorët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes. Kjo mund të jetë për shkak të dhunës në familje, thuhet në deklaratë.