Vritet me thikë zvicerani 15-vjeçar, policia arreston 18-vjeçarin
Gjatë një krimi të dhunshëm, është vrarë një zviceran 15-vjeçar. Policia arrestoi një 18-vjeçar
Në natën e së premtes në të shtunë, 28/29 qershor, në Aesch të Zvicrës ka ndodhur një krim i dhunshëm. Një person është ther për vdekje. Policia e Basel-Landschaftit ka mundur të arrestojë një person të dyshuar për krimin, siç njoftoi policia të shtunën.
Sipas gjetjeve fillestare nga policia e Basel-Landschaftit, një i ri është sulmuar me një armë therëse nga një person i panjohur në zonën e ndërtesës së shkollës Neumatt. Viktima, një 15-vjeçar zviceran, është plagosur aq rëndë sa ka ndërruar jetë në vend, transmeton portali Shtegu. Policia e Basel-Landschaftit më pas ka mundur të identifikojë dhe arrestojë një person që dyshohej për krimin. Autori i dyshuar është një zviceran 18-vjeçar.
Zyra e prokurorit publik Basel-Landschaft ka hapur procedurat përkatëse penale. Rrjedha e saktë e ngjarjeve është aktualisht objekt i hetimeve të vazhdueshme nga policia e Basel-Landschaftit dhe zyra e prokurorit publik Basel-Landschaft.
Kushdo që ka vërejt ndonjë lëvizje të dyshimtë ose vëzhgim të pazakontë në zonën e Neumattschule të premten në mbrëmje dhe të shtunën në mbrëmje, kërkohet të kontaktojë qendrën e kontrollit të operacioneve të policisë Basel-Landschaft në Liestal, 061 553 35 35.