Vozitësja zvicerane godet fëmijën shqiptar dhe nuk i jep ndihmën e parë

102 Lexime

Një fëmijë shtatëvjeçar u godit në një hyrje të garazhit në Oftringen të Zvicrës. Për fat të mirë, ai tashmë ka dal nga spitali

Të mërkurën, shtatëvjeçari shqiptar Ledioni nga Oftringeni u godit nga një grua zvicerane. Vozitësja më pas u largua nga vendi i ngjarjes, pa u kujdesur për djaloshin. Shtatëvjeçari ka mundur të shkojë personalisht në shtëpi, por është dashur të dërgohej në spital. Pas tre ditësh, ai arriti të del nga spitali, shkruan „20 Minuten“.

Përmes „Tele M1“, nëna e tij tani e ka komentuar aksidentin. „Mendova se ai ishte plagosur rëndë“. Për fat të mirë, ai pësoi vetëm disa të grithura dhe fshikje nga aksidenti. Pas disa ditësh ai do mund të kthehet sërish në çerdhe me shokët e tij, informon Shtegu.com.
Nëna e tij është zemëruar me vozitësen e aksidentit. Nuk do të ishte edhe aq keq po që se gruaja do të ndalonte për t`i dhënë ndihmën e parë, tha nëna e Ledionit. Deri më tani, ajo as nuk e ka kontaktuar e as nuk ka kërkuar falje.

Pas aksidentit para një hyrje të garazhit, 54-vjeçarja ishte larguar. Por, në mbrëmje ajo u paraqit personalisht në polici. Ajo deklaroi se kishte dëgjuar vetëm një zhurmë. Pastaj kishte dyshuar se kjo zhurmë kishte të bënte me kantierin e ndërtimit në afërsi. Vozitësja u mor në pyetje për aksidentin dhe u kallëzua te prokurori publik përkatës. Për këtë aksident, ajo është dashur ta dorëzojë patentës e saj të vozitjes.

Në Döbeligut, tronditja është e madhe. „Thjeshtë, është e tmerrshme kjo që ndodhi“, tha të mërkurën një grua për „20 Minuten“. Në këtë lagje jetojnë shumë familje me fëmijë.