all

Vetura Audi nga Zvicra godet dy persona në Prishtinë (VIDEO +18)

66 Lexime

Policia e Kosovës është sërish në kërkim të një të dyshuari nga Zvicra: Kësaj here një vozitës në Prishtinë thuhet se ka goditur dhe plagosur dy persona me Audin e tij. Një kamerë vëzhguese e ka regjistruar skenën

Dhe sërish: Policia e Kosovës është në kërkim të një të dyshuari që ndoshta ka lidhje me Zvicrën. Kësaj herë një shofer mësohet se ka goditur dhe plagosur dy persona, siç raporton Paparaci.com.

Skena shqetësuese është kapur në video: Përderisa dy viktimat e mëvonshme po ecin në rrugë, ata përplasen nga një veturë në lëvizje.

Sipas mediave kosovare, viktimat mësohet se janë dy meshkuj të moshës 23 dhe 24 vjeçare, transmeton portali Shtegu. Në video shihet se vozitësi mund të ketë nxituar qëllimisht pak para përplasjes.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë në Prishtinë, ka konfirmuar për „Blick“ se hetimet për tentativë vrasjeje janë duke u zhvilluar. Gjithashtu ai konfirmon se vetura është Audi me targa të huaja. Sipas hulumtimit të „Blick“, targa është e Kantonit të Friburgut.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00 të së hënës. Vendi i aksidentit është në rrugën Dervish Çollaku mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Sipas zëdhënësit të policisë Borovci, të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.