Trimori, një emër që premton shumë në menagjimin e futbollit botëror
Trimor Gashi nga fshati Begracë i Komunës së Kaçanikut, e ka përfunduar procesin e testimit në FIFA për menagjim të futbollistëve, ndërmjetësim të transfereve në çdo cep të botës, test ku kalueshmëria në botë është vetëm 8% dhe njihet si një ndër testet më të vështira qoftë edhe për avokatë të sportit.
Njëherit ai ka filluar punën edhe në kompaninë më prestigjioze të futbollit në Zvicër, Fairsport Association me bazë në Lucern dhe Cyrih dhe ka nën menagjim disa nga futbollistët më të talentuar shqiptarë.
Në këtë kompani ai është edhe shef i scouting, tash edhe agjent zyrtar ku shqiptarë nga Kosova janë veç dy, ndërsa në gjithe botën janë rreth 3000. (Shtegu.com)