Tmerrohet Ambasada e Zvicrës në Kamerun, babai i vret tre fëmijët e vet zviceranë

35 Lexime

14:39:47             2017-11-03

 

 

 

Një person në Kamerun ka vrarë tre fëmijët e vet, duke i ngulfatur dhe therur me thikë. Personi me shtetësi të dyfishtë zvocerano-kamerunase, pas kryerjes së krimit është paraqitur në Ambasadën e Zvicrës në Kamerun.

 

 

Dramë e rëndë familjare ka ndodhur në shtetin afrikan të Kamerunit: Në një banesë në kryeqytetin kamerunez Yaoundé, të mërkurën janë gjetur tre kufoma të fëmijëve të moshës 3, 6 dhe 13-vjeçare. Ata janë ngulfatur dhe therë me thikë, shkruajnë mediet lokale, njofton „Shtegu.com“. Vrasësi i dyshuar është babai i fëmijëve, një person i cili në 20 vitet e fundit ka jetuar në Zvicër dhe me synim të kthehet në Kamerun.

 

 

Sipas Ministrisë zvicerane të Punëve të Jashtme (EDA) vrasësi është arrestuar mga policia, ndërsa fëmijët kanë qenë me shtetësi zvicerane. Përse babai e ka kryer krimin e rëndë, për momentin mbetet e paqartë. Si duket familja ka synuar të kthehet bashkërisht në Kamerun. Bashkëshortja kishte udhëtuar në Zvicër për të përgatitur zhvendosjen e gjësendeve për në Kamerun. Sipas medieve lokale, babai e kishte refuzuar ndihmën për fëmijët gjatë ditës së premte, me arsyetim se ai mund të kujdeset personalisht për ta.

 

 

Të njëjtën ditë, ai i ka vrarë fëmijët e vet. Tre ditë pas kësaj, ai ka qëndruar i qetë në banesë. Të martën, kamerunasi ka bërë një xhiro nëpër lagjen e vet dhe askush nuk ka vërejtur diçka të pazakonshme.

 

 

Pas pak kohësh, ai e ka kërkuar Ambasadën e Zvicrës në të cilën ka kërkuar strehim. Të mërkurën, policia e ka kontrolluar banesën dhe i ka gjetur kufomat, të cilat kamerunasi ka pranuar se i ka vrarë. Prokuroria përkatëse ka filluar hetimet e menjëhershme. (Shtegu.com)