Tërmeti tronditi Turqinë dhe Sirinë (VIDEO)

31 Lexime

Tërmete të forta në Turqinë juglindore. Fotot e para tregojnë ndërtesa të shembura plotësisht. Tërmetet u ndjenë deri në Liban dhe Izrael. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së pret viktima të shumta

Sipas shifrave zyrtare, nga tërmetet në Turqinë juglindore dhe në Sirinë verilindore më shumë se 600 njerëz vdiqën të hënën herët në mëngjes. Sipas nënpresidentit Fuat Oktay, deri më tani në Turqi janë numëruar 284 viktima, përcjell mediat e ndryshme portali Shtegu. Më shumë se 2000 njerëz u lënduan. Për Sirinë, zëvendësministri i Shëndetësisë Ahmed Dhamirijeh thotë se 230 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 600 janë plagosur në disa provinca në televizionin shtetëror. Organizata e ndihmës Siriano-American Medical Society (Sams), e cila punon në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, raporton më shumë se 100 vdekje të tjera.

Një nga qytetet e prekura nga tërmeti është Dijarbakiri i Turqisë. Një kalimtar ka filmuar momentin kur një ndërtesë u shemb aty nga lëvizjet e dheut. Operacionet e shpëtimit dhe rikuperimit në rrënojat e bllokut janë duke u zhvilluar.